E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ekonomia shqiptare, me pozitivja ne rajon”

Shqiperia ka qene mjaft e suksesshme ne perballimin e efekteve te krizes ekonomike dhe kjo ka ardhur ne saje te politikave te duhura qe ka ndjekur qeveria ne administrimin e saj.
Nje fakt te tille e ka bere me dije shefi i misionit te Fondit Monetar Nderkombetar, Gervin Bell, dje gjate nje konference te perbashket bashke me ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe guvernatorin e Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, mbi situaten aktuale ekonomike ne Shqiperi. “Perballimi i suksesshem i krizes financiare globale ne vendin tuaj, ndodhi per shkak te politikave te kujdesshme monetare, fiskale dhe makro-ekonomike qe ka ndjekur qeveria shqiptare”, deklaroi Bell ne fjalimin e tij. Duke komentuar me tej, se “jane pikerisht keto politika, te cilat me kalimin e kohes krijojne ato qe quhen amortizatore te situates” dhe nuk e lene ate te degradoje drejt katastrofes ekonomike. “Sistemi bankar ishte i shendetshem dhe mund te perballonte goditjet. E pikerisht, keto politika ishin arsyet pse Shqiperia mund ta shmangte krizen dhe renien ekonomike per shkak te saj”, shtoi me tej, perfaqesuesi i FMN-se ne vendin tone.
Duke pasqyruar situaten aktuale ekonomike ne vend, Bell tha se ekonomia ne tre muajt e pare te ketij viti ka patur nje performance me te mire nga sa autoritetet e kishim parashikuar me pare. “Nderkohe, situata ne rajon dhe ne bote, nuk eshte se paraqitet ne formen e saj me te shkelqyer. Por vazhdojne te ekzistojne rreziqet e larta ne sistemin financiar, e kjo ne aspektin e sistemit global”, perfundoi ai. Kurse ka lene si porosi se autoritetet duhet ta ndjekin me rigorozitet planin per sistemin fiskal, duke menjanuar ne kete menyre veshtiresite e sistemit bankar per te financuar borxhin.
Nga ana tjeter, Ministri i Financave, Ridvan Bode premtoi se nuk do te kete rritje taksash. “Qeveria kontribuoi me sukses per ruajtjen e stabilitetit makro-ekonomik, duke hequr dore nga nje pjese e mire e shpenzimeve te saj dhe nuk behet fjale qe ajo te rrise taksat ne te ardhmen”. Keshtu ka deklaruar z.Bode, duke iu pergjigjur pyetjes se gazetareve nese ekziston risku i masave ekstreme per te shmangur krizen ekonomike, sic eshte rritja e taksave, pas asaj qe u ndermor mbi uljen e shpenzimeve buxhetore. Bode e justifikoi kete mase te marre, duke thene se per kete politike te re te qeverise, u mor edhe rekomandimi i Bankes se Shqiperise.
Ndersa ne lidhje me kontributin e Fondit Monetar Nderkombetar ne keshillimin mbi efektet e krizes, ministri Bode tha se ky institucion financiar ka luajtur rol te rendesishem ne stabilitetin ekonomik te vendit. “Ne do vazhdojme bashkepunimin me FMN per te perfituar maksimalisht ne te mire te ekonomise se vendit”, vijoi ai. Duke perfunduar, se qeveria eshte duke ndjekur politikat e duhura per te shmangur efektet e krizes globale dhe se nuk do te kete masa ndeshkuese ndaj qytetareve.
Ne konferencen per shtyp ka folur dhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani i cili evidentoi faktin se po rikuperohet besimi te bankat. “Besimi i qytetareve ne sistemin bankar shqiptar eshte rikuperuar dhe kete e tregon me se miri fakti i rritjes se nivelit te depozitave prane tij gjate muajve te fundit”, tha Fullani. Sipas tij, kjo eshte pasoje e politikave te duhura te ndjekura nga qeveria, por edhe institucioneve financiare ne vendin tone, referuar edhe Bankes se Shqiperise, te cilat kane ndikuar ne zbutjen e efekteve negative qe kriza ekonomike globale induktoi ne situaten ekonomike ne vend.
Nder te tjera, guvernatori Fullani shtoi se zhvillimet ekonomike te diteve te fundit permbajne sinjale inkurajuese, por gjithsesi, ato tregojne edhe faktin se disa pika duhen plotesuar. “Ecuria e ekonomise ka pasur nje rritje ekonomike pozitive, por te ngadalte. Kerkesat e brendshme kane pasur ecuri te ngadalte duke reflektuar veshtiresite ne financimin e aktivitetit ekonomik”, - saktesoi ai.

FMN: Nese kerkoni ndihme, ju japim
Nje mision i FMN-se vizitoi Shqiperine ne datat 7 - 14 Korrik per te diskutuar me autoritetet rishikimin e mesvitit te buxhetit dhe politikat makroekonomike ne pergjithesi. Gerwin Bell Shef Misioni per Shqiperine, tha dje se “autoritetet shqiptare kane qene te sukseshme ne perballimin e nje mjedisi te jashtem mjaft te veshtire gjate dy viteve te fundit”. Ai shtoi se “aftesia e tyre per ta bere kete pasqyron ecurine e mire te politikave te shendosha te meparshme qe ndertuan amortizatore teper te rendesishem”. “Si rezultat, - vijoi Bell, - Shqiperia ishte nje nga ato pak ekonomi qe shmangen renien ekonomike ne 2008 dhe 2009. Per me teper, te dhenat e fundit tregojne se ka nje ecuri ekonomike me te forte ne tremujorin e pare, se sa ne e kishim vleresuar me pare”.
Megjithate, - theksoi z.Bell, - tashme amortizatoret e krijuar nga politikat jane ezauruar dhe si bota ashtu edhe ekonomite rajonale nuk jane ende jashte rrezikut dhe ka ende sfida dhe risqe te qarta te jashtme si per shembull: kerkese me e ulet ne partneret kryesore tregtare; paqartesi ne sistemin financiar boteror dhe nje mjedis i veshtire per financimin e borxhit sovran”. Shefi i FMN shtoi se eshte per t’u vleresuar qe rishikimi i mesvitit i buxhetit eshte duke shkuar ne drejtimin e duhur, duke ulur deficitin fiskal dhe borxhin publik si dhe fakti qe autoritetet vazhdojne te ndjekin me rigorozitet stabilitetin makroekonomik dhe financiar. Ne kete pike, Bell konfirmoi se “FMN eshte ketu per te ndihmuar” dhe shtoi: “Ne te kaluaren e kemi bere kete nepermjet programeve tona te huadhenies. Ne kete pike ne jemi duke ofruar asistence teknike dhe keshilla politike, por Shqiperia mund te mbeshtetet tek ne per t’i ofruar sigurim dhe mbeshtetje financiare nese do te doje”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›