Skemat e mbështetjes për bujqësinë
Skemat e mbështetjes buxhetore të fermerëve kanë dhënë efekte të ndjeshme në bujqësi dhe kjo përbën një detyrim për ti zgjeruar më tej ato. Kështu u shpreh ministri i bujqësisë Genc Ruli pas një inspektimi të disa ferma fidanësh, vreshtash dhe prodhimi epërpunimi të qumështit në rrethin e Pogradecit.
"Unë e quaj pothuajse të përfunduar fazën e parë të këtij 3-vjecari, të cilën skemat tona u konsoliduan. Ne tashmë e dimë, se cfarë lloj ndihme dhe cila është ndihma më efektive që i jepet fermerit. Ajo që do jetë kërkesë e parreshtur e dikasterit tonë, do jetë disafishimi i fondeve që kemi", tha Genc Ruli, ministër i Bujqësisë.
Aplikimi i skemave të mbështetjes për fshatin ka krijuar një përvojë të mirë që mund të shfrytëzohet për të thithur fondet evropiane të mbështetjes për bujqësinë. Vec kësaj ata kanë patur edhe rezultatet e tyre konkrete.
"Dy ndofta janë arritjet kryesore të aplikimit të modelit të ndihmës direkte të fermës, një është zgjerimi i sipërfaqes së skemës, duke u ndjerë të lehtësuar nga shteti në një pjesë të rëndësishme të kostove të aktivitetit të tyre. Fshatarët cdo vit po e zgjerojnë qoftë dhe nëpërmjet qiramarrjes hapësirën që ata po punojnë. Dhe e dyta është futja e teknologjive të reja", vijoi Ruli.
Skemat e mbështetjes po shikohen edhe si një mundësi e mirë për të nxitur prodhimet bujqësore bio. Disa raste të rrethit të Pogradecit tregojnë për këtë mundësi që deri tani shfrytëzohet pak.
Adi Darsi < I mëparshmi