E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekonomia, vemendja qe kerkohet Nga Ardian Fullani , Guvernator i Bankes se Shqiperise

Vizita e misionit te Fondit Monetar Nderkombetar u karakterizua nga bisedime te frytshme dhe intensive. Ato u fokusuan ne zhvillimet e fundit ekonomike ne vend, perspektivat e tyre ne te ardhmen e afert dhe te larget si dhe rolin e politikave strukturore e makroekonomike per nxitjen dhe garantimin e zhvillimit te qendrueshem te vendit. Ne perfundim te bisedimeve, konstatojme se ndajme nje opinion te perbashket mbi rolin dhe rendesine e politikave te kujdesshme, te cilat duhet te kene ne thelb te tyre ruajtjen e ekuilibrave baze te ekonomise, si nje parakusht esencial per rritjen e qendrueshme dhe afatgjate. Po kaq pozitiv eshte fakti se institucionet kryesore vendimmarrese mbeten te angazhuar per te marre hapa konkrete dhe ne kohen e duhur per te garantuar kete zhvillim. Banka e Shqiperise e ka adoptuar me kohe dhe transparence kete pozicion, si udherrefyes te vendimmarrjes se saj ne fushen e politikes monetare dhe ne ate te mbikeqyrjes bankare. Shpjegimi i tij ka perbere esencen e komunikimit tone me aktoret e tjere te ekonomise dhe publikun e gjere.
***
Zhvillimet ekonomike te muajve te fundit permbajne sinjale inkurajuese, por ato ilustrojne gjithashtu disa dobesi te ekonomise shqiptare dhe kompromiset qe duhet te njohin e te pranojne politikeberesit ne permbushjen e objektivave te tyre. Ecuria e ekonomise shqiptare gjate gjysmes se pare te vitit 2010 ka qene ne linje me projeksionet tona, duke u karakterizuar nga nje rritje pozitive, por e ngadalte, e aktivitetit ekonomik. Kjo rritje eshte mbeshtetur ne nje mase te madhe ne rritjen e shpejte te eksporteve, duke ilustruar permiresimin e ekonomise boterore, pozicionin me konkurrues te kursit te kembimit, por edhe perpjekjet e bizneseve dhe te industrive qe operojne ne kete sektor per gjetjen e tregjeve te reja dhe shfrytezimin e avantazheve te tyre konkurruese.
Nga ana tjeter, kerkesa e brendshme ka patur nje ecuri te ngadalte, duke reflektuar kryesisht pasigurine ende te larte dhe veshtiresite ne financimin e aktivitetit ekonomik. Ne kontekstin e ekuilibrave baze te ekonomise, kjo periudhe eshte shoqeruar me presione inflacioniste te kontrolluara dhe ne renie, si dhe me tendenca korrektuese ne pozicionin e jashtem te vendit. Shendeti financiar i ekonomise eshte permiresuar, besimi ne sistemin bankar eshte rikuperuar dhe primet e rrezikut ne te kane ardhur ne renie. Keto tendenca te pergjithshme pritet te vijojne edhe ne periudhen e ardhshme.
Zhvillimet ekonomike gjate gjysmes se pare te vitit kane shtruar per diskutim edhe nevojen e rishikimit te politikave dhe te projeksioneve fiskale per pjesen e mbetur te vitit. Ritmi i realizimit i te ardhurave publike dhe nevoja per ruajtjen e qendrueshmerise fiskale e te besimit te publikut ne te, bene te domosdoshme marrjen e masave, te cilat garantojne kontrollin e deficitit buxhetor dhe te borxhit publik. Banka e Shqiperise, si nje institucion i cili ka kerkuar ne vazhdimesi marrjen e ketyre masave, i konsideron masat fiskale te parashikuara ne buxhetin e rishikuar si nje hap i duhur ne kete drejtim. Administrimi me realizem i situates fiskale dhe adoptimi i nje filozofie kujdesi ne zbatimin e buxhetit per vitin 2010 jane hapa te nevojshem per garantimin e qendrueshmerise afatgjate fiskale dhe per forcimin e ekuilibrave makroekoenomike. Nder te tjera, nje presion me i ulet i sektorit publik ne tregjet e brendshme monetare krijon kushte me te pershtatshme per kreditimin e sektorit privat, nepermjet uljes se primeve te rrezikut dhe kontrollin e normave afatgjata te interesit. Banka e Shqiperise mbetet e gatshme t’i mbeshtese me tej keto zhvillime me hapa te tjere te politikes monetare, te cilet do te synojne percjelljen ne ekonomi te nje stimuli te kujdesshem monetar. Paralelisht me kete, ne do te bejme perpjekjet e duhura qe sistemi bankar ta percjelle ne kohe dhe me sukses kete stimul, duke shtuar kreditimin e sektorit privat.
***
Situata aktuale dhe zhvillimet e ardhshme te vendit priten te qendrojne ne linja pozitive, por ato kerkojne gjithashtu vemendjen e duhur per te shmangur rreziqet e mundshme qe mund te godasin stabilitetin ekonomik por edhe te rrezikojne potencialin e rritjes afatgjate. Ne vecanti, pozicioni i jashtem valutor i vendit do te mbetet ne fokusin e vemendjes sone. Ne periudhen afatshkurter ai sherben si nje mates e kushtezues i stimujve ekonomike qe mund te absorbohen ne menyre te suksesshme nga ekonomia shqiptare. Ne periudhen afatgjate, ne perseritim thirrjen tone se nxitja e investimeve te huaja direkte apo e formave te tjera te hyrjeve afatgjata te kapitalit, eshte rruga e duhur per zhvillimin afatgjate te vendit. Se bashku me reformat e brendshme strukturore, autoritetet publike duhet t’i kushtojne nje vemendje ne rritje ketij objektivi, per te cliruar potencialin e zhvillimit te ekonomise shqiptare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›