E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimet e fshehta ushtarake që Kina i fsheh me zvogëlimin e buxhetit

Kina do të vazhdojë garën e riarmatimit, por këtë vit ka planifikuar një ngadalësim në buxhetin për Forcat e Armatosura, ç’ka rezulton të jetë hera e parë pas njëzet viteve te fundit që shifra e buxhetit shkon poshtë dyshifrorit. Zëdhënësi i Asamblesë Kombëtare, domethënë i parlamentit kinez, Li Zhaoxing, njoftoi dje se buxheti ushtarak për vitin 2010, do të jetë rreth 532.115 miliardë jen. Pra, bëhet fjalë për rreth 78 miliardë dollarë, i cili është buxheti i dytë i Mbrojtjes në botë pas SHBA-ve me 664 miliardë, që këtë vit janë pothuajse përbëjnë gjysmën e shpenzimeve ushtarake të botës. Kina parakalon në shpenzime ushtarake rivalë të tillë si Japonia dhe Britania, e cila deri tani ka ndjekur SHBA-në në renditjen e ndarjeve më të mëdha për pajisjet ushtarake, por në krahasim me buxhetin e 2009, Kina është duke u rritur me "vetëm" 7,5 për qind (plus 14,5 përqind në 2008 dhe 14,9 përqind në 2007). Sigurisht kriza financiare botërore ka goditur rëndë edhe Kinën, duke kufizuar kështu fondet publike për shpenzime, por ka shumë gjasa që Pekini ka për qëllim t’i tregojë botës se ka një ngadalësim në zgjerimin e shpenzimeve ushtarake, paçka se ka shumë mundësi që këto të dhëna të jenë të pavërteta. Kina komuniste nuk ka pasur ndonjëherë një buxhet ushtarak transparent dhe analistët amerikanë të Pentagonit, që përgatisin raportin vjetor - Military Power Report “të fuqisë ushtarake kineze”, theksojnë se shumica e investimeve në këtë sektor ushtarak fshihet nën investime të tjera të zërave të buxhetit. Blerja e armëve dhe e pajisjeve ushtarake jashtë vendit (kryesisht në Rusi), por edhe nga industria gjigante kombëtare e armëve dhe kostot e forcave strategjike që përmbajnë në inventar qindra raketa balistike me rreze të mesme dhe të gjatë, financohen nga fonde të posaçme, që s’janë të përfshira në buxhetin e Mbrojtjes. Pentagoni mendon se në vitin 2009 burimet e vërteta të ndara për zërat e forcave ushtarake të Kinës përbënin rreth 105/150 miliardë dollarë, një shifër që mund të rritet këtë vit. E vërteta është se përqindja e Prodhimit të Brendshëm Bruto të përkushtuar në buxhetin e ministrisë se Mbrojtjes do të rritet nga ajo zyrtare 1.5 %, ç’ka matet të jetë në të vërtetë rreth 3 %. Krejt ky stër-fond merr kuptim po të kemi parasysh nevojën për modernizim në të gjitha fushat që ka makineria ushtarake kineze me 2 milion efektivë, me 50 anije të kalibrit të madh luftarak (një avion-majtës të tipit rus, është duke kaluar nëpër fazat e ri-modernizimit), me 35 nëndetëse, prej të cilave gjashtë bërthamore, me 15 mijë tanke, apo edhe me arsenalin e vjetëruar të rreth një mijë avionëve e 500 helikopterëve, të cilët tashmë vlerësohet se nuk janë shumë konkurrues.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›