Juventus mposht Fiorentinën në “Artemio Franki”
Autori i Lajmit: Redaksia
Firence - Juventusi ka arritur një fitore me rezultatin 2-1 ndaj Fiorentinës në “Artemio Franki”, duke u ngjitur në vendin e katërt të renditjes. Bardhezinjtë kaluan në epërsi me të filluar ndeshja me golin e mesfushorit brazilian Diego (2), por vendasit barazuan pas gjysmë ore lojë, kur Marco Marchioni shënoi me kokë në portën e Alex Manninger. Pjesa e dytë solli raste për të dyja skuadrat, por që shkoi në favor të miqve që shënuan golin e radhës në minutën e 68-të me anë të mbrojtësit Fabio Grosso, gol që edhe i dha fitoren Juventusit. Ndeshja pati edhe disa raste të diskutueshme, kur vendasit pretenduan dy penallti, por gjyqtari nuk ishte i të njëjtit mendim. Fitorja çon Juventusin në vendin e katërt me 44 pikë, një më shumë se Palermo që sot pret në fushën e vet Livornon.
Ky lajm është publikuar: 07/03/2010