E Diel, 1 Nëntor 2026

Financimi 81 milion euro i BE: Ja ku do të shkojnë fondet

14-11-2012 / Gazeta 55

Flet zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma

Lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet i financimeve të projekteve të BE për vendin tonë. Në këtë drejtim në kuadër të projektit, IPA Bashkimi Evropian do të investojë 81 milion euro në mbështetje të reformave në Shqipërisë të fokusuara në prioritetet kyçe, ku vetëm për luftën kundër korrupsionit janë parashikuar 15 milion euro. Zëvendësministrja e Integrimit, Grida Duma, thotë se kjo mbështetje do të çojë përpara reformën në administratën publike , do të përmirësojë infrastrukturën e transportit, të furnizimit me ujë dhe atë sanitare të Shqipërisë si dhe do të krijojë një sërë shërbimesh për përfshirjen sociale. Marrëveshja kontraktuale mes Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare do të nënshkruhet në muajin dhjetor. Duke iu referuar situatës me statusin e kandidatit, Zonja. Guma thotë se edhe nëse nuk merret statusi final në muajin dhjetor, kjo nuk do të ndikojë në projektet e BE për Shqipërinë. Që nga 2007, vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian kanë përfituar nga fonde të fokusuara nga Bashkimi Evropian dhe mbështetje nga një kanal i vetëm, Instrumenti i Ndihmës së Para-Anëtarësimit (IPA). Shuma totale e ndihmës së para-anëtarësimit për periudhën 2007-2013 është 11.5 miliardë euro.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›