E Diel, 1 Nëntor 2026

Panagiotis Pikramenos zgjidhet kryeministër i Greqisë

Kreu i Këshillit të Shtetit, Panagiotis Pikramenos, është emëruar kryeministër i përkohshëm në Greqi.
 

Ndërkohë mediat theksojnë se Greqia do të mbajë zgjedhjet e reja parlamentare më 17 qershor. Vendimi është marrë sot, pas dështimit të partive për të formuar koalicionin e ri qeveritar pas zgjedhjeve të 6 majit.
 

Dështimi i Greqisë për të formuar qeverinë e re ka ndodhur pasi partitë e majta, që kundërshtojnë masat e ashpra të kursimit, kanë refuzuar të bëjnë koalicion me socialistët dhe konservatorët, që i mbështesin ato.
 

Diplomatët evropianë i kanë bërë thirrje Athinës zyrtare që t`i përmbahet zotimeve që ka marrë në këmbim të paketave të kredive, për të luftuar krizën e saj të borxheve.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›