E Diel, 1 Nëntor 2026

Njësi speciale në disa pika kontrolli jashtë Shkupit, reagojnë qytetarët

Njësitë speciale të Maqedonisë vazhdojnë të qëndrojnë në disa akse rrugore që çojnë drejt kufirit me Kosovën.
Prania e tyre ka shtuar edhe reagimet e qytetarëve, të cilët janë të habitur se si këto njësi speciale me mjetet transportuese të njohura si "pizgauer" qëndrojnë në akset rrugore dhe bëjnë ndalimin e makinave private.
 

"Nuk kuptojmë se pse krijohet një situatë e tillë e panevojshme. Na ndalojnë dhe na kontrollojnë, kur dihet se një punë të tillë duhet ta kryejë policia e rregullt", shkruan një qytetar për agjencinë e lajmeve INA, i cili thekson se një pikë e tillë kontrolli nga këto njësi ka pasur edhe në aksin rrugor Haraçinë - Hasanbeg.
 

Prania e këtyre formacioneve speciale është edhe në aksin rrugor për në vendkalimin kufitar Bllacë, ku nga dita e operacionit "Monstër", vazhdon të qëndrojë pika e kontrollit, pa pasur prani të njësive të rregullta dhe të komunikacionit të policisë.
 

MPB ka theksuar se këto masa janë në kuadër të masave të sigurisë që janë ndërmarrë në vend, pas vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc dhe protestave të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›