Fushata e Mlladiçit për "Serbinë e Madhe"

Në seancën gjyqësore në ngarkim të tij në Hagë, ish komandanti i ushtrisë serbo boshnjake, Ratko Mlladiç, ka hyrë në sallën e gjyqit duke buzëqeshur ndërsa ka shenjuar edhe me gishtin tregues të ngritur lart. 70-vjeçari, gjykohet si përgjegjësi kryesor, për masakrën e Srebrenicës, në korrik të 95 ku u vranë rreth 8000 burra e djem myslimanë.
Në ditën e parë të gjyqit të tij, prokurorët e gjykatës ndërkomëbtare për krime të luftës, në Hagë, thanë se ai duhet të tregojë rolin e tij në këto krime. Prokurori Dermot Groome tha se gjatë kohës së luftës, gjenerali Mlladiç, dhe trupat e tij kanë vrarë mijëra njerëz në Srebrenicë. Më pas janë shfaqur përpara trupit gjykues edhe pamje të sulmeve dhe akteve të dhunës të ndërmara ndaj kryeqytetit bosnjak, Sarajevës, ku vdiqën dhjetëra njerëz. Ashtu si edhe ne seancat e mëhershme, jashtë gjykatës së Hagës, kishte të afërm të viktimave që kërkojnë drejtësi dhe dënim të Mlladiç. Gjithashtu Groome tha se nuk kishte dyshime se Mlladiç ka orkesturar dhe kontrolluar bombardimet në Sarajevë. Prokurorët e Hagës thonë se provat në rastin e Ratko Mlladiçit tregojnë se ky i fundit ka bërë fshatë për shfarosjen e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë e Hercegovinë".
Mlladiç në deklaratën e tij, i ka cilësuar akuzat si monstruoze. Shtatëdhjetëvjeçari përballet me 11 akuza për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndonëse ai mohon çdo lloj përfshirje dhe është deklaruar i pafajshëm. Prokurori Dermot Grum tha se Mlladiç ka udhëhequr fushatën për krijimin e "Serbisë së Madhe". Mlladiç i cili gjithashtu, akuzohet për orkestrimin e rrethimit 44-mujor të Sarajevës nga forcat serbe të Bosnjës. Ish gjenerali Mlladiç, ishte veshur me një kostum gri të errët.