Rama Buxheti i krizes

Sipas liderit te opozites ky buxhet i perngjan nje piramide te ngritur mbi nevojat e nje pushteti qe nuk funksionon. Per zotin Rama ky buxhet rikonfirmon vetem nje qellim te caktuar te qeverise aktuale.
Rikonfirmohet vullneti per te rritur cmimin e jetes se qytetareve duke premtuar rritje rrogash dhe pensionesh duke i lene perdite rrugeve perballe cmimeve qe rriten shume me teper tha Rama.
Kryetari i Partise Socialiste nuk la pa permendur edhe ate qe e quajti abuzim i paprecedent me fondet publike te cilat sipas tij kane hedhur rrenjet edhe ne boten mediatike.
Ky eshte nje problem serioz i rende qe duke mos u zgjidhur vazhdon te shtremberoje teresisht tregun mediatik vazhdon te mbylle rrugen e konkurences se lire dhe vazhdon te privilegjoje operatoret qe bejne me zell altoparlantin e qeverise dhe kryeministrit tha Rama.
Mocioni me debat dhe rezoluta kane nje tjeter pike ne te cilen eshte ndalur kreu i PS-se duke kerkuar qe mazhoranca te mos e humbe kete shans te rendesishem te dhene nga opozita.
Eshte koha qe oferta jone te merret seriozisht te pranohet qe transparenca te nise qe bashke me te te nise dhe puna per nje kuader zgjedhor qe do te mundesoje zgjedhje te standarteve nderkombetare tha Rama.