E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financimi i partive Ligjet Kontrolli nga KQZ-ja

Debatet opozita proteste dhe ne komisionet kuvendore. Replika te ashpra mes Tahirit Rusmalit e Hoxhes

Financat e partive do te kontrollohen ne menyre te detajuar per te evituar cdo abuzim. Ndryshimet ne ligj jane miratuar dje ne Komisionin e Ligjeve edhe pse pa konsensusin e opozites. Mbledhja e cila zgjati per rreth tre ore u shoqerua dhe me debate te forta mes anetareve. Socialistet kundershtuan auditivin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nderkohe qe deri me sot ky auditim ne periudhat jashte fushatave zgjedhore eshte bere nga Kontrolli i Larte i Shtetit. Perfaqesuesi i qeverise Ivi Kaso sqaroi se ndryshimet ne ligj jane bere ne baze te rekomandimeve te Keshillit te Evropes sipas te cilit duhet te jete nje mekanizem i vetem qe ben auditivin si ne periudhe fushate zgjedhore dhe jashte saj. Replikat dhe debatet shkuan pertej kur deputeti Aldo Bumci pohoi se opozita duhet te merret me financimet e Bashkise se Tiranes per fushaten e zgjedhjeve lokale. Pjese e debatit eshte bere dhe seanca e se henes ndersa Fatos Hoxha i kujtoi Saimir Tahirit sjelljen aspak normale ne seance. Nderkaq kreu i Ligjeve Ilir Rusmali doli ne mbrojtje te kryetarit te KQZ-se Arben Ristani ndersa deputeti socialist Saimir Tahiri e cilesoi piroman apo zjarrfikes.

Ligji per partite politike

Komisioni i Ligjeve miraton vetem me voten e demokrateve projektligjin qe detyron partite politike te bejne publike cdo vit financimet e tyre dhe keto financime te kontrollohen nga eksperte kontabel qe do te caktohen me short nga KQZ-ja. Projektligji eshte nje kerkese e hershme e njesise antikorrupsion te Keshillit te Evropes por pavaresisht kesaj mazhoranca dhe opozita nuk gjeten konsensusin e plote. Diskutimi i draftit nisi qetesisht ndersa demokratet pranuan disa amendamente te opozites. mazhoranca dhe opozite pranuan disa ndryshime deri ne nenin 5 madje u pranua dhe nje riformulim i nenit 17 te ligjit baze edhe pse nuk parashikohej ne draft. Sipas riformulimit te propozuar nga Viktor Gumi burimet financiare dhe materiale te partive politike perbehen nga a. kuotat e anetaresise b. Fondet publike duke perfshire dhe ndihmen financiare ne masen e caktuar ne buxhetin e shtetit te miratuar me ligj nga kuvendi c. Fondet jopublike te cilat jane dhurimet financiare dhurimet ne natyre sherbimet sponsorizimet kredite apo garancite e ndryshme si dhe cdo transaksion tjeter financiar dhe c. Cdo pasuri e fituar ne menyre te ligjshme. Konsensusi u prish tek ekspertet qe do te kontrollonin financat e partive te cilet sipas draftit perzgjidheshin nga KQZ. Edhe pse u hoq ky percaktim socialisti Bashkim Fino e kundershtoi riformulimin e Rusmalit sipas te cilit ne listen e eksperteve kontabel te licencuar qe KQZ mban ne zbatim te ketij ligji perfshihen te gjithe ekspertet kontabel te licencuar qe aplikojne. Sipas ligjvenesit socialist duhet te jene ne liste jo vetem ekspertet kontabel qe aplikojne por te gjithe. Jo ata qe aplikojne por te gjithe se e kane detyrim nese jo Ministria e Financave te heq licencen. Pse ben auditimin e nje kompanie por jo partie. Nuk keni te drejte te shkurtoni listen e eksperteve kontabel. Nese e beni keshtu e keni bere me perzgjedhje dhe ketu rrezohet ligji - tha ai. Por Rusmali shtoi se nese do vendosim detyrimin per auditim do hyjme ne pjesen e punes se detyruar cka e pengon Kushtetuta. Kundershtimet e kryetarit te komisionit bene qe Fino te linte mbledhjen. Kunder Rusmalit doli edhe deputeti Sajmir Tahiri. Nese doni te me thoni se KQZ-ja mund te jete kaq e pavarur sa te merret edhe me kontrollin financiar te partive politike kur sot ne KQZ eshte nje tip qe nje here ben si piroman nje here ben si zjarrfikes sipas qejfit te Kryeministrit une kete se besoj - tha ai. Keto komente sollen ne reagimin e ashper te kreut te komisionit. Fakti qe ti ke perpara nje mikrofon dhe dy kamera nuk te jep asnje te drejte qe atij njeriu ti besh as kaq. Ti shko ne seline e partise tende se i ke me radhe te te gjitha llojeve - tha ai duke akuzuar Tahirin per propagandues politik. Ndersa Pandeli Majko propozoi qe ligji te percaktonte qe kontrollin ta ushtroje nje kompani nderkombetare per te gjitha partite per shkak te politizimit te skajshem te Shqiperise. Projektligji u miratua ne fund vetem me votat e demokrateve ndersa dy ligjvenesit socialiste qe ishin ende ne mbledhje votuan kunder.

Debatet ne Komisionin e Ligjeve

Saimir Tahiri Une mendoj se ky projektligj keshtu si ka ardhur duke i hequr kompetencen e KLSH-se te kontrolloje financimin e partive politike dhe duke ia cuar kete kompetence KQZ-se qe sic dime fort mire e ka kapacitetin per tu keqperdorur nga partia ne pushtet dhe duke i dhene asaj kompetencen per te kontrolluar partite politike ne kete rast jemi duke ngritur nje mekanizem represioni financiar dhe qe do te shnderrohet ne nje kamxhik te pushtetit per te kontrolluar dhe per te keqtrajtuar partite politike.

Nderhyn Fatos Hoxha

Saimir Tahiri Mos u shqeteso pse shqetesohesh me ler te mbaroj.

Fatos Hoxha Po mos ia fut kot fol per punen.

Saimir Tahiri Edhe une per punen po flas.

Fatos Hoxha Flisje dje atje kur beje zhurme ne seance.

Saimir Tahiri Une fola dhe dje dhe e mban mend ca fola atje.

Fatos Hoxha Po duke bere si rrugac.

Saimir Tahiri E di qe ju shqeteson kjo puna e financimit ju por skam ca te bej.

Fatos Hoxha Lere se dhe durimi ka nje kufi dje bente si rrugac dhe sot vjen flet kot.

Saimir Tahiri Nuk ka gje rrugacerore ketu por nese ka nje gje rrugacerore jane ato qe i di dhe ti por qe me paturpesi del dhe i mbron atje.

Fatos Hoxha Te lutem kryetar.

Ilir Rusmali Te lutem ta vendos pak rendin une ketu. Dhe ti duhet te flasesh per rendin e dites.

Saimir Tahiri Po me ofendon.

Fatos Hoxha Nuk te ofendoj une ty se nuk merrem me ty se je si mize. Nuk jam Majlinda une. Por ka nje kufi durimi.

Bashkim Fino E rende qe KQZ cakton nje apo me shume eksperte kontabel nga lista e perzgjedhur prej tij. Pra dy here cakton ekspertet por dhe perzgjedh. Kjo me duket jonormale. Duhet ta heqim perzgjedhjen ta leme te hapur per te gjithe ekspertet qe kane marre licence nga Ministra e Financave. Parate i japin partite politike per ekspertin kontabel por ate e cakton KQZ. Prandaj une them te futen ne short te gjithe ekspertet dhe jam dakord me 23/3 qe i njejti ekspert mos te kontrolloje dy vjet rresht nje parti.

Ilir Rusmali Riformulojme 23/2 Ne listen e eksperteve kontabel te licencuar qe KQZ mban ne zbatim te ketij ligji perfshihen te gjithe ekspertet kontabel te licencuar qe aplikojne.

Bashkim Fino Jo ata qe aplikojne por te gjithe se e kane detyrim nese jo ministria e Financave te heq licencen. Pse ben auditimin e nje kompanie por jo partie. Nuk keni te drejte te shkurtoni listen e eksperteve kontabel. Nese e beni keshtu e keni bere me perzgjedhje dhe ketu rrezohet ligji.

Ilir Rusmali Kam pershtypjen se nese do vendosim detyrimin per auditim do hyjme ne pjesen e punes se detyruar cka e pengon Kushtetuta.

Saimir Tahiri Nese doni te me thoni se KQZ-ja mund te jete kaq e pavarur sa te merret edhe me kontrollin financiar te partive politike kur sot ne KQZ eshte nje tip qe nje here ben si piroman nje here ben si zjarrfikes sipas qejfit te Kryeministrit une kete se besoj.

Ilir Rusmali Fakti qe ti ke perpara nje mikrofon dhe dy kamera nuk te jep asnje te drejte qe atij njeriu ti besh as kaq. Ti shko ne seline e partise tende se i ke me radhe te te gjitha llojeve.

Saimir Tahiri Ai shoku yt qe eshte ne KQZ mund ta keqperdore me urdhrat e tua.

Ilir Rusmali Ti je aq i pacipe sa je i padurueshem.

Tahiri iken nga mbledhja

Ilir Rusmali Tani ti duhet te pranosh nje gje qe KQZ nuk ka asnje kontribut ne kete ligj. Ne KQZ-se po i veme detyra dhe ti turp. Po perpiqemi te riformulojme nenin duke iu pergjigjur cdolloj sensibiliteti edhe atij me te papranueshmit vetem e vetem qe ju ta kuptoni qe kjo eshte per te miren e ketij vendi dhe njeriu refuzon riformulimin sepse i duhet propaganda e turpshme dhe e felliqur qe i vjen me mesazh.

Pandeli Majko Nese doni qe kjo histori duke e vene partiokracine te rrije drejt para kesaj historie merrni audit nderkombetar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›