E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Berishes Terhiqu nga mbrojtja qe po i ben Metes

Akuzat e Kryeministrit per montazh Rama refuzon pyetjet e medias. Ultimatumi Ngjela Kryeministri kater dite kohe per doreheqjen

Kreu i Partise Socialiste Edi Rama i beri thirrje dje Kryeministrit te vendit qe te heqe dore nga mbrojtja e ish-zv.kryeministrit Meta pasi provokimi qe po i behet popullit ne kete rast po behet gjithnje e me i madh. Saliu po futet ne rrugen e gabuar te konfliktit me popullin. Kryeministri po ben gabimin qe beri kur u kap ne flagrance me Suden ndersa kete here populli e ka kapur ne flagrance me Ilir Meten. Saliu po vazhdon te provokoje duke iu sulur opozites si i marre - tha Rama. Per kryesocialistin demonstrata e 21 janarit behet jo per arsye pushteti por per te rrezuar qeverine e votave te vjedhura. Demonstrata nuk behet per te sjelle PS-ne ne pushtet por per ti hequr shtetin nga duart kesaj qeverie. Qe qeveria te marre fund duhet te largohet ky Kryeminister i votave te vjedhura dhe qe luan mendsh - pohoi Rama. Sipas kreut te socialisteve populli shqiptar i ndodhur ne nje situate pa zgjidhje politike mund te kerkoje menyra te tjera per rrezimin e qeverise pasi ashtu sic nenvizoi Rama opozita nuk mund te beje me shume se ka bere. Ne smund te bejme me shume per nje zgjidhje politike dhe populli mund te na tejkaloje prandaj Saliu duhet te jape zgjidhje duke pranuar zgjedhjet e reja dhe kthimin e normalitetit ne Parlament. Kjo qeveri e marre fund duhet te largohet dhe ky i ashtuquajtur Kryeminister qe drejton me bllok plackites rrezikon ta nxjerre situaten te dale jashte kontrollit te politikes. E them kete se populli ka nje liri kushtetuese qe nuk e ka asnje force politike dhe asnje institucion. Kur ligjet zhvleftesohen bien dhe kur sistemi politik degjeneron e del jashte loje populli mund te na tejkaloje - theksoi Rama. Kreu socialist komentoi ne menyre te vecante seancen e dy diteve me pare te Kuvendit e cila sipas Rames ishte nje marrosje e Kryeministrit qe gjithmone e me shume po jep nje shtyse per demonstraten e se premtes kunder qeverise. Mbreme Shqiperia pa me ze e figure ne sallen e Parlamentit shembelltyren jetesore te vargjeve te Dritero Agollit Ne vendin tim ne vendin tend nje koke e cmendur te gjithe i cmend. Marrosja e djeshme e Saliut qe u kerkonte deputeteve te zhvisheshin ishte thirrja me jehuese per daljen e popullit ne demonstrate - u shpreh Rama. Keto deklarata kreu i selise roze Edi Rama i beri dje ne nje mbledhje me gazetaret por kete here ndryshe nga e zakonshmja mbledhja nuk pati pyetje pasi kreu socialist u perqendrua vetem ne deklaraten e tij. Me heret kreu i PLD-se Spartak Ngjela ne nje konference per shtyp ne emer te Opozites se Bashkuar deklaroi se Kryeministri Berisha ka kater dite kohe per te dhene doreheqjen ndryshe theksoi ai ne 21 janar populli do te rifitoje dinjitetin e tij. Kryeministri Berisha ka 4 dite afat te jape doreheqjen. Opozita e Bashkuar ne pritje te dates 21 janar konstaton sidomos nga shfaqja e djeshme ne Parlament se kjo mazhorance perkatesisht ky Kryeminister ka kaluar nga nje krize morale dhe institucionale njeheresh ne krize mendore. Me 21 janar populli do te rifitoje dinjitetin e tij - tha Ngjela.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›