E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta mbrohet me prova Si manipuloi Prifti me gjykaten

Kryetari i LSI-se Ilir Meta zbardhi dje disa dokumente qe sipas tij tregojne nderhyrjen e ish-ministrit Prifti ne vendimet e Gjykates se Apelit. Ai sulmoi serish opoziten per montimin e videos mes tij dhe Dritan Priftit me qellim per ta shantazhuar. Meta ka treguar disa dokumente qe sipas tij tregojne nderhyrjen e ish-ministrit Prifti ne vendimet e Gjykates se Apelit. Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim nxori dje nje sere shkresash zyrtare te cilat sipas tij vertetojne se ish-ministri Prifti ka pasur dijeni per vendimin e gjykates qe i jepte te drejte kompanise koncesionare per marreveshjen e nenshkruar. Z. Ilir Meta tha se keto dokumente qe mbajne firmen e Dritan Priftit vertetojne faktin qe ai nuk ka kryer afera korruptive.

Ne vleresimin e ish-zv.kryeministrit dokumentet tregojne se kemi te bejme me nje veprim kriminal dhe teresisht te provokuar. Keto dokumente tregojne me se qarti jo vetem qe biseda eshte nje montazh por e gjithe historia eshte nje provokim i qellimshem per te mbledhur materiale qe me pas do te perdoreshin si shantazh ndaj ish-ministrit - u shpreh Meta. Dokumentet - vijoi ai - tregojne qe nderhyrja ka qene per zbatimin e ligjit. Dua te them se gjithe kjo histori eshte fund e krye jo vetem nje pergjim i paligjshem dhe kriminal por nje montazh i rendomte dhe jo profesional qe eshte mbeshtetur mbi falsifikimin dhe provokimin dhe ne mungese te plote te sinqeritetit - kembenguli Meta.
Nje muaj para pergjimit ish-ministri i cili ne bisede ben sikur nuk di gje qe ky vendim ka ardhur dhe eshte protokolluar dhe kjo kerkese dhe ka bere kete shenim per sekretarin e pergjithshem Zoti Kraja keta kane fituar gjyqin te procedojme per ta vazhduar dhe kjo eshte firma e shkurtuar qe ai perdorte ne shenimet qe bente ne memo te tilla - tha Ilir Meta ish-minister i Ekonomise. Meta sqaroi gjithashtu edhe shifrat 700 mije dhe 7 per qind qe permenden ne videon e regjistruar ne zyren e ministrit te Ekonomise. Zoti minister u mbushen tre vjet qe kjo shoqeri eshte angazhuar dhe po investon konform ligjit per ndertimin me koncesion te HEC-eve mbi lumin Gostime-Shushice- Elbasan. Investimi dhe shpenzimet e kryera deri tani nga aksioneret e shoqerise e kalojne shifren 700 mije euro. Disa kompani hungareze kane qene pjese e kesaj shoqerie te perbashket dhe ne vecanti njera prej tyre e cila kishte gjithashtu nje perqindje prej 6.66 per qind apo diku prej 7 per qind nese kjo gje ekziston ne biseden e montuar - tha Meta. Ilir Meta nuk eshte thirrur akoma nga prokuroria per te dhene deshmine e tij dhe dokumentet qe ai ka per sa i perket aferes se dyshuar korruptive per koncesionin e hidrocentralit Egnatia Shushica ne lumin e Shushices. Pergjimi eshte vetem nje provokim ndaj meje dhe kjo do te vertetohet nga drejtesia - u shpreh Meta.
Per sa i perket Gjykates se Larte Meta eshte shprehur se me permendjen e saj Prifti vetem sa e ka provokuar ate. Meta shtoi me tej se keto dokumente provojne qendrimin e tij konform ligjit dhe montimin e videos per shantazhe.
Te gjitha keto tregojne se biseda jo vetem eshte nje montazh porse eshte nje provokim i qellimshem per te mbledhur materiale per ti bere shantazh kreut te LSI-se. Kjo tregon se nderhyrja ime ka qene per zbatimin e ligjit. E gjithe kjo histori eshte fund e krye jo vetem nje pergjim i paligjshem e kriminal por edhe nje montazh i rendomte qe tregon se ku e ka mbeshtetur alternativen zero opozita. Tek provokimet - deklaroi z. Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›