Milano Berisha prezanton potencialet ekonomike te Shqiperise

Forumi Ekonomik Berisha fton biznesin italian. Shqiperia klime e favorshme per biznesin e huaj
Kryeministri Sali Berisha prezantoi dje zhvillimin ekonomik dhe potencialet e Shqiperise ne Forumin Ekonomik te Milanos. Pikerisht nga ky qytet z. Berisha ftoi biznesin italian te investoje ne Shqiperi. Gjate fjales se tij Kryeministri iu referua zhvillimit ekonomik te Shqiperise reformave fiskale dhe administrative qe ndihmojne ne krijimin e nje klime te favorshme per biznesin e huaj. Per Kryeministrin Berisha tashme Shqiperia ofron nje ekonomi dinamike dhe teper entuziaste. Sipas tij nje bonus qe ka ndikuar pozitivisht ne kete aspekt ka qene edhe liberalizimi i vizave me vendet e Evropes. Ai vuri ne dukje se qeveria shqiptare po ben gjithcka te mundur nepermjet reformave per te pasur nje mjedis sa me miqesor per investitoret. Berisha shprehu besimin se ka rezultate konkrete. Se pari - tha Berisha - ne beme gjithcka per te hequr veshtiresite burokratike per investitoret. Ne kete fushe rezultatet e para jane te shkelqyera. Sipas Kryeministrit investitoret milaneze investitoret lombarde mund te regjistrojne biznesin e tyre ne Shqiperi per gjysme ore me nje euro. Kjo sipas tij do te thote 27 me lart se mesatarja e vendeve te zhvilluara te OECD. Ne kete pike ai ftoi investitoret italiane Mund te investojne ne vendin tim me nje klime me te favorshme se ne vendet e zhvilluara 7 me e larte. Ne kemi bere nje revolucion te vertete ne fushen e licencave dhe lejeve. 2/3 e tyre jane kthyer ne vetedeklarim ajo cfare mbeti u mblodh ne nje qender kombetare per licencat dhe lejet. Ky institucion nuk ka qene kudo nje sukses por ne Shqiperi eshte nje sukses i madh. Berisha permendi se nje studim i bere para nje muaji ka treguar se 97 e investitoreve te pyetur per funksionimin e kesaj qendre jane shprehur te kenaqur ose shume te kenaqur me punen e kesaj qendre. Ne kemi nje iniciative Shqiperia nje euro qe do te thote se investitoret italiane dhe te huaj mund te kene kontraten e tokes per nje euro per qellime industriale bujqesore turistike etj. Shqiperia ka regjimin fiskal me te favorshem ne Evrope. Me kontributet shoqerore 15 per sipermarresit me tatimin mbi fitimin prej 10 tatimin per te ardhurat personale prej 10 e shume tarifa te hequra. Liria fiskale ne vendin tim eshte nder me te medhate ne bote - u shpreh z. Berisha. Ftesen e pare ne adrese te biznesmeneve lombarde Kryeministri Berisha e beri per nje nga sektoret kyc te ekonomise ate te energjetikes. Kryeministri vuri ne dukje se potencialet e ketij vendi jane te jashtezakonshme se pari ne fushen e energjise. Duke cituar Presidentin Formigoni Berisha tha ate qe ai u kishte thene gazetareve qe eshte parajsa e energjise se gjelber. Eumlshte absolutisht e vertete ne kete vend do te ndertohen 440 hidrocentrale elektrike te madhesive te ndryshme nder to edhe projekti me i madh i Evropes kaskada e Devollit me nje vlere prej nje miliard eurosh qe do te realizohet nga austriaket dhe norvegjezet. Firmat italiane kane nje interes te madh po punojne. Qeveria ime me nje lidhje te partneriteteve publike private ka arritur te firmose kontratat e koncesionit per 220 hidrocentrale elektrike te gjitha me sektorin privat. Investitoret shqiptare po presin investitoret milaneze konstruktoret milaneze per te investuar ne kete fushe. Ne jemi nje vend me nje bregdet te gjate malor qe do te thote se per platformat e eres eshte i jashtezakonshem - deklaroi z. Berisha. Prandaj - shtoi ai - firma te tjera italiane po punojne ne fushen e energjise eolike dhe parashikojne investime te medha ne kete fushe. Berisha kujtoi gjate fjales se tij se Shqiperia fale pozicionit te saj gjeografik do te jete ne te ardhmen nje vend shume i rendesishem per kalimin e gazit dhe te produkteve te tjera energjetike nga Kaspiku dhe rajone te tjera. Kryeministri Berisha u ndal me gjeresisht edhe tek turizmi qe ofron Shqiperia si destinacion atraktiv. Ndaj ai i ftoi investitoret italiane ta shohin me prioritet edhe kete sektor. Gjate vizites se tij ne Milano Kryeministri Berisha shoqerohej nga 100 perfaqesueses te biznesit shqiptar te cilet jane takuar me sipermarres italiane pjesemarres ne kete forum.