Videoja Prifti Rama e Ruci kerkuan rikthimin tim ne PS
Ikja nga LSI-ja per Dritan Priftin ka patur surprizen tjeter ate te fteses nga Edi Rama dhe Gramoz Ruci per tu rikthyer ne PS. Ne konferencen e pare per mediat qe pas publikimit te pergjimit qe i beri kryetarit te partise se tij Ilir Metes Dritan Prifti mbrojti autenticitetin e videos. Por jo vetem kaq. Ai deklaroi se mund te faktoje cdo deklarate e akuze te bere nga ai deri me tani perfshire edhe ato ndaj kryetarit te Partise Socialiste Edi Rames se e ka pare te marre droge ne zyren e bashkise dhe se shpenzon 3 mije euro ne dite per lende narkotike. Prifti tha se mund ta provonte kete nese do tia kerkonte prokuroria. Prifti nuk e ka perjashtuar mundesine e bashkimit me Partine Socialiste dhe ka shfaqur pendese qe u largua prej saj dikur madje edhe njefare pendese per ate qe kishte thene per Ramen i cili sipas Priftit ka ndryshuar shume dhe nuk ishte ai qe Prifti kishte njohur 10 vjet me pare.
Ish-ministri i Ekonomise tha gjithashtu se kishte prova te tjera per te vertetuar akuzat per korrupsion ndaj Ilir Metes por qe kesaj here kishte zgjedhur nje rruge tjeter per ti denoncuar ato duke i cuar ne prokurori. Keto dite po pergatitem te shkoj serish ne prokurori ku do denoncoj abuzimet dhe vjedhjet vetem gjate 3 muajve si minister i Ekonomise. Do denoncoj ne prokurori dhe pasurite e tij te paligjshme te regjistruara ne emer te personave te tjere brenda dhe jashte Shqiperise - deklaroi z. Prifti. Prokuroria ka kerkuar eksperte te huaj per te vertetuar autenticitetin e videos. Por Prifti shfaq pakenaqesi per kete fakt ne nje kohe kur mbi vertetesine e permbajtjes se pergjimit jane hedhur dyshime te forta. Nuk ka nevoje prokuroria per eksperte te huaj se shqiptaret e pane vete. Une po ju deklaroj se videoja qe kam regjistruar eshte e paprekur e pamanipuluar origjinale dhe pa asnje nderhyrje. Une mbaj pergjegjesi morale penale dhe politike nese videoja eshte e manipuluar. Asnje sekonde nuk eshte hequr nga videoja. Nuk ka nevoje as per prokurore nga Amerika as nga Evropa. Vete shqiptaret i shikojne sekondat ne ekran. Aty nuk mungon asnje sekonde - theksoi z. Dritan Prifti. Prifti tha se ai do ta vazhdonte betejen e tij te denoncimit te korrupsionit si opozitar 100 per qind e se ne kete beteje nuk ishte i vetem. Por ai sqaroi edhe nje moment tjeter. Memoja e sigluar nga Dritan Prifti qe u shpernda per mediat nga Ilir Meta eshte e falsifikuar. Vete ish-ministri Prifti tha se aty ka falsifikim dhe se ska nevoje per hetime te metejshme per vertetesine e videos.Degjova qe ka nxjerre nje dokument ku thuhet se une kam bere nje shenim ne nje memo per nje date shume me perpara qe te ndodhte videoja. I them zotit Meta po te ishte i mencur sa gjysma ime do kishte mundesi te mbrohej. Sado ti falsifikoje zoti Meta dokumentet qe ka ne ministri une kam kopjen time dhe faji i tij eshte jo vetem per korrupsion po dhe per falsifikim - tha Dritan Prifti ish-minister i Ekonomise.
Prifti foli per marredheniet e tij me Edi Ramen Berishen dhe pozicionimin e tij politik. Me Edi Ramen jam takuar nje here pasi jam larguar nga LSI-ja ne prani te Gramoz Rucit dhe dy deputeteve te tjere te PS-se. Une jam ne opozite dhe une nuk mund te shmang bashkepunimin me partine me te madhe te opozites. Deri tani nuk ka marreveshje dhe as vendim. Kam para meje disa variante. Kam variantin e vajtjes ne PS kam ate te krijimit te nje force politike opozitare dhe variantin e trete te le kete politike te qelbur e te shoh punet e mia - u shpreh Prifti. Ai njoftoi mediat se ka marre kercenime gjate ketyre diteve. Ai deklaroi se nese nuk do te kete mbeshtetje nga drejtesia edhe mund te largohet nga vendi. I kam bere publike dhe sme ka thirrur askush te jap prova. Jam person i cili ben deklarata te forta por jo te pamenduara. Ne disa momente jam person qe tregohet me emocional sesa duhet por te gjitha thenieve te mia u dal ne mbeshtetje deri ne fund.