Financimi i partive politike, çështje problemore në Kosovë

Çështje problemore mbetet ende se si partitë politike marrin fonde dhe donacione në Kosovë. Mungesa e kontrollit publik ndaj flukseve të parave mes partive politike dhe bizneseve krijon një mjedis ku ndikimi ndaj politikës dhe kontratave publike mund të blihet. Kështu është thënë në një konferencë për media, të mbajtur nga Instituti Demokratik i Kosovës, në të cilën është prezantuar një raport për financimin e subjekteve politike, në të cilin konstatohet se ato nuk e respektojnë fare ligjin për financimin e tyre, transmeton KTV.
Analisti Besian Bicurri ka shtuar se dënimet aktuale prej 451 eurosh për partitë politike janë simbolike dhe nuk i nxisin ato të zbatojnë ligjin. KDI-ja ka dhënë nëpërmjet këtij raporti edhe rekomandime për partitë politike se si të profesionalizojnë administratën, të caktojnë individë përgjegjës për publikun, të hapin uebfaqe, në të cilat do të publikohen raportet e tyre, si dhe të krijojnë një regjistër informatash të detajuara të kontribuuesve të tyre./Indeksonline/