E Diel, 1 Nëntor 2026

Spitali rajonal i Mitrovicës, ende pa staf të kompletuar mjekësor

Spitali rajonal i Mitrovicës nuk ka arritur ende ta plotësojë mungesën e stafit mjekësor. Në konkursin e fundit të hapur nga Ministria e Shëndetësisë për plotësimin e 100 vendeve të punës nuk ka aplikuar asnjë mjek.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka konfirmuar nëpërmjet telefonit se konkursi për vende të mjekëve vazhdon të jetë i hapur meqë deri tashti për këto pozita nuk ka pasur asnjë aplikues. KTV-ja ka qëndruar gjatë ditës së shtunë në këtë spital për të parë për së afërmi se si po ecën puna.

Korridoret kryesisht të zbrazura të klinikave të këtij spitalin flasin më së miri për gjendjen në këtë spital. Ndërsa mjekët e pakët që ishin kujdestarë gjatë fundjavës nuk kanë dashur të flasin. Kurse familjarët e pacientëve të shtrirë në këtë spital thonë se mjekët e pakët që punojnë në këtë spital e kryejnë detyrën e tyre si duhet./Indeksonline/ 
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›