Financimi i partive tashmë edhe në Kodin Zgjedhor
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Parimet kryesore janë që të jetë një financim sa më i thjeshtë, të jetë një financim i arsyeshëm, në kuptimin e termave buxhetorë, që të mos rëndojë në xhepat e shqiptarëve, e treta të jetë një buxhet transparent”
Financimi i partive për fushatat elektorale tashmë do të jetë i parashikuar qartësisht në Kodin Zgjedhor. Ky është propozimi mbi të cilin po punojnë specialistët e Partisë Socialiste. Deputeti i PS-së, Kastriot Islami, ish-kryetar i Komisionit të përkohshëm për Reformën Zgjedhore nuk përjashton si variant të pranueshëm edhe financimin nëpërmjet kuotave të anëtarëve. Për momentin nuk ka ende asnjë tryezë politike lidhur me Kodin Zgjedhor, i cili tashmë do të funksionojë duke u bazuar në sistemin proporcional, i miratuar nga Kuvendi javë më parë. Islami shpreh bindjen se Reforma Zgjedhore do të të përfundojë brenda muajit korrik. Por veç financimit të partive, një tjetër çështje që mund të ndezë debatin mes kundërshtarëve politikë është KQZ-ja, marrëdhëniet brenda të cilit tashmë rregullohen jo më nga Kushtetuta, por nga Kodi Zgjedhor.
Deklarata
Islami konfirmoi dje se një nga çështjet e Reformës Zgjedhore do të jetë edhe çështja e financimit të fushatave elektorale që në një mënyrë apo në një tjetër është e lidhur edhe me mënyrën e financimit të partive. “Deri tani mund të them që kjo çështje është në diskutim, por brenda partive politike, përsa i përket PS-së, në grupin që po merret me çështjen e Reformës Zgjedhore. Parimet kryesore janë që të jetë një financim sa më i thjeshtë, të jetë një financim i arsyeshëm, në kuptimin e termave buxhetorë, që të mos rëndojë në xhepat e shqiptarëve, e treta të jetë një buxhet transparent”, - tha ai. Madje, Islami pohoi se mund të shikohet edhe financimi i partive politike, meqenëse fushatat elektorale janë vetëm një pjesë e vogël financimi për një periudhë afatshkurtër. Lidhur me rolin e KQZ-së në këtë drejtim, Gjata sqaron se ky komision ka pasur vetëm fushatat elektorale, ndërkohë që financimi i partive politike është në një spektër më të gjerë dhe nuk është KQZ-ja që merret me këtë çështje. Islami shprehu më tej se Reforma Zgjedhore do të mbyllet brenda muajit të ardhshëm. “Vazhdoj të besoj që çështja e kryerjes së Reformës Zgjedhore në aspektin e saj ligjor do të përfundojë brenda muajit korrik, aq më tepër që ne besojmë që kjo është e ndërlidhur edhe me dy çështje të tjera siç është ajo e prodhimit të kartave dhe e regjistrit themeltar. Gjithë ky proces që lidhet me zgjedhje të lira e të ndershme, që konsiderohet demokraci parlamentare lidhet edhe me dy procese të rëndësishme siç është ai i integrimit në NATO dhe firmosjes së MSA-së, apo ratifikimin nga vende të ndryshme, të cilët ne i kemi konsideruar pjesë të objektivave madhorë që ka vendi ynë”, - tha deputeti i PS-së. Ish-bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore pohoi se grupi i juristëve tani po punon dhe kanë ata një axhendë të përcaktuar. Ky grup pune drejtohet dhe koordinohet nga sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Fatmir Xhafa. Islami tha se ky propozim i PS-së, pasi të diskutohet në forumet përkatëse të saj, do të kalojë për shqyrtim edhe me aleatët e PS-së, por edhe me forcat politike të spektrit të djathtë. “Do të ketë një proces qasjeje që bëhet për t u bashkërenduar me të gjithë spektrin politik në parlamentin shqiptar, natyrisht me aleatët e PS-ë por edhe me pjesën tjetër të spektrit politik ku do të veçoja PD-në, natyrisht edhe aleatët e saj. Kodi Zgjedhor ështe një kod që ka nevojë për një konsensus të gjerë. Po aq të gjerë sa u realizuan edhe ndryshimet kushtetuese”, - tha ai. Prej vitesh dhuruesit privatë, kryesisht bizneset, kalojnë shuma shumë të mëdha parash drejt partive politike në fushatat zgjedhore, duke paguar pothuajse gjithçka, nga këshillimi për imazhin, deri te pagat e stafeve dhe koncertet madhështore. Kjo gjë është komentuar dhe në publikime të ndryshme të organizmave ndërkombëtarë. Në raportin më të fundit për monitorimin e luftës ndaj korrupsionit, "Transparency International" konstatonte se shuma e parave të shpenzuara nga partitë politike në fushatën zgjedhore për procesin e vitit 2007 ishte shumë më e madhe se çfarë mendohej, duke qenë edhe më e madhe se shumat e shpenzuara në zgjedhjet e mëparshme.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008