Berna, qyteti që duhet të mbrohet edhe nga holandezët
Autori i Lajmit: red.
Mbrohet nga UNESKO që prej vitit 1983. Po që prej së hënës Berna duhet të mbrohet nga holandezët. Këtu thonë se kanë mbërritur rreth 15 mijë, por është e vështirë të besohet. Vetëm nëse brenda një sekonde secili prej tyre të mund të jetë në dy sheshe të ndryshme të qytetit. Janë shumë piktoreskë, vetëm sytë i kanë siç kanë lindur, të tjerat, patjetër duhet të jenë portokalli. Këngë, buri e sirena, por edhe plot birra, e kanë detyruar Bernën që përveç tre gjuhëve zyrtare, të flasë edhe në dutch. Janë po holandezët që kanë bërë të dështojnë planet e vendasve. Kudo në Zvicër, pasi ke pirrë një birrë, mjafton të kthesh gotën plastike dhe të kthehen 1.5 euro. Megjithatë holandezëve s u shijon ashtu alkooli, fundja si mund t i numërojnë të gjitha ato që pijnë…
Një superlimuzinë, e mbuluar e tëra me tulipanë të vërtetë, shëtit nëpër rrugët e qytetit, ndërkohë që policët rrugorë janë të detyruar ta shoqërojnë për t i hapur rrugën. Deri dy orë para nisjes së ndeshjes Holandë-Itali, policia nuk raporton asnjë të arrestuar. Ndoshta është herët dhe holandezët s kanë si ta dinë rezultatin e ndeshjes. Ata mbajnë mend vetëm që me Italinë kanë plot 30 vite që s fitojnë. Dhe sikur ta kishim harruar këtë fakt, s do mund të gjenim asgjë “shqiptare”: suksesi i fundit i portokallinjve është ai i 21 qershorit 1978, në Buenos-Aires dhe goli i fitores ishte shënuar pikërisht nga Ari Haan, trajneri aktual i Kombëtares Shqiptare. Bashkë me Van Gog, Marko van Basten është ndër të paktët holandezë të njohur nga pjesa më e madhe e italianëve. Ata tashmë i thonë “Marko i bardhë”, ndoshta edhe sepse koha e Rijkaard, Davids, Vinter, Gulit e Sedorfit, ka përfunduar. Me ardhjen e tij në pankinë, Holanda ka shumë më pak djem nga Antilet. Por për italianët njësoj është, ata duan vetëm të fitojnë, qoftë edhe duke mundur idhullin e tyre, që dikur me Milanin u kishte dhuruar plot çaste të lumtura. Aq më tepër që Van Basteni është treguar gjithmonë “i mirë” me ta, edhe si futbollist s ka fituar asnjëherë me Italinë, duke humbur tri herë, barazuar 1, pa shënuar asnjë gol. Në Zvicër jetojnë më shumë se 300 mijë italianë, sipas shifrave zyrtare, ndërsa shtypi italian shton se janë më tepër se gjysmë milioni, 180 mijë prej tyre me dy pasaporta. Ndaj italianët që duken më të paktë në numër sesa holandezët (për ta janë shpërndarë, fiks 6.204 bileta) kanë mundësi të shtohen. Biletat e tjera në fakt janë zhdukur prej muajsh. UEFA për herë të parë, e detyruar nga kërkesat e jashtëzakonshme, është detyruar të bëjë edhe një short special në prani të noterëve, për të zgjedhur se kush do ketë shansin të shohë këtë ndeshje. Por, askush nga tifozët s mund të vendosë për rezultatin. Ata kanë shans vetëm ta ruajnë Bernën. Pas ndeshjes, kur nata të ketë rënë mbi muret e qytetit të vjetër që prej vitit 1191, kryeqytet i Zvicrës dhe shtëpia e Parlamentit që nga 1848-a.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008