Financimi i rrugës Tiranë-Elbasan, nënshkruhet marrëveshja me OPEC-un
TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode si dhe drejtori i Fondit të OPEC-ut për Zhvillim Ndërkombëtar Suleiman J. Al-Herbish nënshkruan në Vienë marrëveshjen e kredisë prej 20.4 milionë dollarësh eurosh për financimin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Kjo kredi plotëson paketën e financimit për të tre komponentet e rrugës Tiranë-Elbasan. Ndërtimi i këtij projekti i cilësuar si prioriteti i qeverisë shqiptare do të ketë një kosto prej rreth 290 milionë dollarësh. Projekti është bashkëfinancim i tre kreditorëve të huaj IDB, OFID, Fondi Abu Dhabi-t për Zhvillim dhe qeverisë shqiptare. I gjithë financimi i huaj i projektit u realizua me kredi zhvillimi me terma të buta (norma të ulëta interesi dhe afate shlyerje shumë të gjata) dhe në një kohë rekord.
"Ndonëse 5 banka të huaja zhvillimi shprehën gatishmërinë për të marrë pjesë në financimin e këtij projekti, Ministria e Financave kontraktoi vetëm me tre të tilla për arsye të uljes së kostos totale të projektit nëpërmjet konkurencës agresive të kompanive të ndertimi, nga 407 milionë dollarë në 290 milionë dollarë), thanë burimet zyrtare të MF-së.
(ma.ar/BalkanWeb)