E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha blozë mbi opozitën, për të fshehur krizën

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reagur në faqen e tij personale në Twitter pas deklaratave që kryeministri Berisha bëri sot në mbledhjen e Komiteti të Emergjencave.

Lideri i socialistëve akuzoi kryeminsitrin se shan opozitën, ndërkohë që nuk ka asnjë plan për nxjerrjen e vendit nga kriza.

"Kryeministri u kreh perseri ne televizor duke share opoziten teksa Shqiperia vazhdon digjet nen debore e braktisur nga shteti i shthurrur prej tij! Asnje transparence asnje informacion asnje plan per krizen vetem bloze deshperimi mbi opoziten per te mbuluar deboren qe mban peng vendin. PS ka informacion nga cdo zone,ka njerezit ne ndihme te cdo zone,ka plan konkret per krizen qe thellohet teksa Kryeminsitri jeton ne arrati logjike”,- shkruan Rama.

Kreu i opozitës, thekson se shefi i qeverisë deklaron se në këtë gjendje ndodhet e gjithë Europa, duke lënë në mëshirë të fatit mijra familje. Sipas Ramës vendit i duhet një plan që PS e ka dhe një bashkëpunim që vetëm opozita e ka.

“Per Kryeminsitrin keshtu eshte gjithe Europa,po ne fakt askund si ne Shqiperi nuk vuajne me dhjetera mijera familje te braktisura ne meshiren e fatit. Duhet nje plan qe ne e kemi,duhet nje vullnet per bashkepunim qe ne e kemi,por duhet dhe nje qeveri normale qe vendi nuk e ka!Do bejme tonen”,- bën thirrje Rama.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›