Librazhd, shembet çatia e shkollës 9-vjeçare në fshatin Prevall
LIBRAZHD- Trashësia e dëborës, e cila ka arritur rreth një metër e gjysëm në fshatrat malore të rrethit të Librazhdit, ka shembur çatinë e shkollës 9-vjeçare të fshatit Prevall, e cila vazhdon të jetë e izoluar nga dëbora.
Burime nga Shtabi i Emergjencave Civile bëjnë të ditur se, fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz pasi në momentin që çatia e kësaj shkolle u shemb aty nuk ka patur nxënës, pasi mësimi në këtë zonë ka mëse dy javë që është ndërprerë si pasojë e motit të keq.
Drejtori i shkollës Ndriçim Gërduqi deklaron se, “shenjat e para të shkatërrimit të çatisë së kësaj shkolle të fshatit Prevall kishin ditë që ishin shfaqur. Por në fundjavën që lamë pas pesha e madhe e dëborës ka shkatërruar pjesërisht çatinë e shkollës së Prevallit, e cila mbrëmjen e së martës është shkatërruar plotësisht”
Ka qenë drejtori i shkollës që ka konstatuar shembjen e çatisë dhe më pas ka sinjalizuar zyrën e emergjencave civile, por riparimi i saj për shkak të kohës mjaft të keqe kërkon kohë të gjatë që të kryhet.
Kështu që për disa kohë mëse 120 nxënës të shkollës së fshatit Prevall do të jenë të detyruar të mbeten pa mësim. Fshati Prevall ndodhet rreth 40 kilometra larg Librazhdit dhe ndërhyrja në këtë zonë është e papërballueshme për shkak të terrenit malor si edhe dëborës.
(ma.ar/BalkanWeb)