Olldashi inspektim në rrugën e kombit: Po punohet intensivisht

Situata e rrugëve është përmirësuar për qarkullimin e automjeteve. Këtë fakt e ka pohuar ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ndërsa ka inspektuar nga afër rrugën e kombit. Sipas tij po punohet intensvisht me borëpastruese për të bërë të mundur qarkullimin në këtë aks por jo vetëm.
Ndërkaq zoti Olldashi ka kujtuar se po punohet edhe në akse të tjera që lidhin Puken me zonat përrreth apo me qytetet e tjera.
Ndërsa tha se kushtet e motit kanë favorizuar ndërhyrjen në akset kryesore të vendit , ministri i Transporteve Sokol Olldashi shtoi se janë hapur tashmë disa akse që lidhin qytetin e Kukësit me disa nga komunat përreth tij.