E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPPT: Situatë më e qetë, ja akset që mbeten të bllokuara

Ministria e Punëve Publike dhe Transportit në daljen e radhës për shtyp ka paraqitur të dhënat e orëve të fundit lidhur me situatën e akseve nacionale në vend. Sipas zëdhënëses së kësaj Ministrie situata e akseve rrugore në vend paraqitet më e qetë gjatë ditës së sotme.

Kështu ajo bëri me dije se qarkullimi është normalizuar, ndërsa akset rrugore që vazhdojnë të mbeten sërishtë bllokuara janë: Bajram Curri-Fierzë, Topojan-Shishtavec dhe Qafë Mali-Fierzë i cili vijon të mbetet i bllokuar nga ortekët.

Ndërsa në akset rrugore Qafë Buall-Ura e Topojanit është e kalueshme vetëm me zinxhirë, Korçë-Voskopojë me një kalim e kalueshme vetëm me zinxhirë, aksi Kukës-Krumë është e kalueshme me zinxhirë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›