E Diel, 1 Nëntor 2026

Privatizimi Shalsi Ish-ekspozita ne proces gjyqesor

Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi deklaroi se nje pjese e truallit te ish-ekspozites eshte ne proces gjyqesor dhe se sipas ligjit kjo toke nuk mund te shitet perderisa nuk ka akoma nje vendim te gjykates. Sipas Shalsit PS zoteron kete dokument qe tregon se nje pjese e ish-ekspozites ka qene objekt i nje procesi gjyqesor mes nje institucioni dhe nje privati ne momentin qe qeveria ka marre vendim per privatizimin e objektit. Ka ende nje proces gjyqesor per nje pjese te siperfaqes tek ish-ekspozita Shqiperia sot proces gjyqesor midis nje institucioni publik dhe nje privati nje pretenduesi prone. Nje fakt te cilin Sali Berisha dhe Genc Ruli na e kane mbajtur te fshehur per te maskuar te gjithe kete proces - tha Shalsi. Partia Socialiste ka nenvizuar se qeveria ka akuzuar qe ne momentin qe ka shitur truallin publik nderkohe qe nje tjeter favorizim qe u eshte bere subjekteve ka qene ulja e cmimit nga 80 per qind ne 70 per qind te vleres reale. Shtija e ish-ekspozites pervec akuzave dhe kunderakuzave te te dyja paleve se fundmi eshte kthyer ne nje dosje ne hetim nga prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›