E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fini në krye të Dhomës së Deputetëve

Xhanfranko Fini është zgjedhur ne krye te dhomës se deputeteve ne Itali. Ne mesdite  deputetet e Popullit te Lirisë u ngritën te gjithë ne këmbë dhe duartrokiten emërimin e Xhanfranko Finit ne postin e  kreut te ri te dhomës se deputeteve, pasi mori votat e nevojshme. Ne momentin e votimit, Fini nuk ishte prezent ne salle. Ai u zgjodh ne raundin e 4 me 335 vota. Skifani, i cili prej ditës se djeshme është president i Senatit, u zotua se do te ishte garant i te gjithëve. Kreu i shtetit Xhorxhio Napolitano qe mund te nise konsultimet ne 6 Maj, duartrokiti pas fjalimit te Skifanit dhe për fjalët e Finit te cilët synojne te arrijnë një klime dialogu. Pas nje homazhi te detyrueshëm për figurën e kreut te shtetit dhe për Papa Benediktin 16, te ndjekura nga një kërkesë për t’ju rikthyer rrënjëve kristiane te Italisë, Fini ka ftuar Asamblenë e re për te treguar qe deputetet nuk janë thjesht një kast te privilegjuarish. Kjo është e mundur vetëm nëpërmjet fakteve’.-tha nder te tjera kreu i sapo emëruar i dhomës se deputeteve te Italisë ne fjalën e tij përshëndetëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›