Beogradi vazhdon të mos njohë Kosovën
Beograd: Kryeministri i Serbisë Vojslav Koshtunica ju adresua shteteve anëtaretë Bashkimit Europian menjëherë pas firmës serbe të MSA (Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit) se kjo firmë nuk ishte një firmë për të hequr dorë nga Kosova. Ne deklaratën e tij për agjencinë elajmeve Tanjug, Koshtunica deklaroi se Serbia nuk mund të lejojë paktin e NATO- s dhe anëtarët e Bashkimit Europian tënjohin një shtet fiktiv si Kosova. Sipas tij qeveria dhe parlamenti i ardhshëm serb do ta quajnë këtë firmë si nul sepse ata kurrë nuk mund të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Ky lajm u bë i njohur dhe në faqen zyrtare të qeverisë serbe. Priten reagime nga EU pas këtyre deklaratave.