Jeta pas Zogut
Fotografja italiane Chiara Tocci prej pak kohesh eshte shpallur fituesja e cmimit fotografik Marco Pesaresi me nje fotoreportazh te realizuar ne veriun e Shqiperise. Vitin tjeter do te kthehet serish ne vendin tone per te vijuar me fotografite te cilat deshiron qe me pas ti publikoje ne nje liber
Shqiperia gjithnje e ka bere kureshtare qekur ishte femije i ati e conte ne plazh e prej aty i thoshte A e shikon Shqiperine E njohu me tej edhe prej te larguarve te vitit 1991 atyre qe u larguan me anije e u ndalen ne brigjet e Barit... Ajo me tu rritur e me tu bere fotografe deshironte ti njihte me mire sepse asnjehere nuk iu shua kureshtja per kete toke enigmatike. Keshtu fotografja italiane Chiara Tocci erdhi ne Shqiperi disa here madje dhe realizoi fotoreportazhin Life after Zog Jeta pas Zogut. Me te vetem disa jave me pare u shpall edhe fituesja e cmimit fotografik Marco Pesaresi. Kritiket e vleresuan me motivacionin Per aftesite e autores ne rrefimin e eksperiences se saj me lirizem dhe bashkekohesi. Te godet gjuha e drejtperdrejte dhe e sinqerte drejt subjektit qe kthehet menjehere ne dokument. Pas kesaj fitoreje Chiara e ka fituar bileten per tu kthyer edhe nje here ne Shqiperi e per te vazhduar me fotografite e saj kesaj here jo vetem ne veri ne menyre qe ne fund te realizoje nje liber ku te publikoje gjithe materialin e mbledhur ne nje vend te cilin e do dhe e vlereson teper.
Chiara ju porsa keni fituar konkursin fotografik Marco Pesaresi qe zhvillohet cdo vit ne Itali. Cdo te thote kjo
Kam studiuar fotografi ne Britanine e Madhe per tre vjet dhe me dukej e veshtire te mendoja se mund ta beja te njohur punen time edhe ne Itali. Eumlshte nje nder i madh qe fitova cmimin Marco Pesaresi sidomos per faktin se anetaret e jurise profesionist qe i admiroj e kane vleresuar punen time dhe kjo me fal mjaft kenaqesi. Pervec cmimit prej 5000 eurosh qe do te me jape mundesine te kthehem edhe nje here ne Shqiperi dhe te vazhdoj te fotografoj fotoreportazhi im do te ekspozohet dhe do te kete me shume njohje prej publikut duke me dhene mundesine te ndaj me gjeresisht me njerezit ndjenjat e mia per Shqiperine dhe shqiptaret. Shpresoj shume qe fotografite e mia ti shfaqin me se miri keto ndjenja qe kam per vendin tuaj. Duke qene se per artistet nuk ka shume fonde une e konsideroj veten me shume fat per faktin se fale ketij cmimi do te kem mundesine te vazhdoj te udhetoj neper Shqiperi. Pervec kostos se udhetimit dhe qendrimit realizimi teknik i projektit eshte mjaft i kushtueshem sepse une punoj ne pelikul e jo ne dixhital ndaj edhe do ta kisha te veshtire te vazhdoja me tej nese nuk do te kisha fituar.
Per ne shqiptaret fakti qe ju keni fituar kete cmim ka nje interes me shume sepse fotot qe keni bere vijne pikerisht prej vendit tone. Me tregoni dicka me shume per kete iniciative
Erdha ne Shqiperi per te njohur dhe fotografuar per nje provim universitar burrneshat shqiptare. Ai projekt nuk u realizua dot per arsye te ndryshme. Nderkaq me duheshin edhe dy jave per tu kthyer ne Londer dhe gjendesha ne Veri te Shqiperise se bashku me perkthyesen time Antonela Melonari mikesha ime gjate ketij udhetimi. Edhe fale mbeshtetjes se saj morale dhe profesionale kam nisur te fotografoj njerezit qe takonim dhe qe na mireprisnin ne shtepite e tyre. Keshtu lindi ky projekt i ri akoma edhe me i gjere se i pari. Me pas u ktheva ne Shqiperi per disa here te tjera. Ky projekt fotografik lindi ne vitin 2009 dhe do te deshiroja shume ta vazhdoja per 3-4 vitet e ardhshme derisa te kem material te mjaftueshem per ti publikuar te gjitha fotografite ne nje liber
Kete fotoreportazh e keni quajtur Life after Zog Jeta pas Zogut. Perse
Kjo pune nuk ka kufij te asnje lloji nuk ka perfunduar ende ndaj edhe ndjeva se nuk mundesha ta fusja ne kurth me nje titull mjaft te dukshem dhe kufizues. Shqiperia eshte nje vend ne ndryshim te vazhdueshem dhe duke e quajtur kete reportazh Jeta pas Zogut kam dashur ti bej apel se shkuares se vet ne menyre qe te rrefej te tashmen. Shqiperia eshte nje vend qe po ndryshon me shume shpejtesi kandidate per Bashkimin Europian kerkon te lidhet pa pushim drejt asaj qe eshte e re dhe moderne. Megjithate udhetimi im ne Shqiperine e veriut sugjeron nje intuite henore dhe imagjinare te vendit dhe njerezve te tij.
Si duket Shqiperia ne syte e nje fotografeje te re cfare keni gjetur ne vendin tone cfare ju ka bere me teper pershtypje
Qe ne fillim njerezit. Pikerisht per ate qe jane. Personat qe kam takuar gjate udhetimeve te mia ata qe me kane ndihmuar pritur ne shtepite e tyre ose me ata qe vetem kam folur te gjithe pa perjashtim jane treguar mjaft te ngrohte dhe mikprites. Natyra e vertete e Shqiperise gjendet te njerezit e saj. Shpresoj qe permes fotografive te mia te transmetohen ndjenjat qe kam per nje vend kaq special dhe te vecante sic eshte Shqiperia e ne te njejten kohe te ndihet edhe sa e terhequr kam qene ndaj njerezve te saj.
Nderkaq ju keni qene deshmitare edhe e mberritjeve te para te shqiptareve ne Bari ne fillim te viteve 90. Si e kujtoni ate periudhe Mos ndoshta ka qene pikerisht kjo qe ju ka shtyre te vini ne Shqiperi ne vendin nga ku arratiseshin njerezit
Kam lindur ne nje province te Barit dhe me kujtohet se kur isha femije im ate me conte ne det ne ditet kur nuk kishte mjegull dhe me ngacmonte imagjinaten. Duke drejtuar doren nga horizonti me thoshte E shikon Shqiperine. Une nuk mundesha ta shihja me te vertete por beja sikur e shihja per te vazhduar lojen e tij dhe e imagjinoja. Me pas ne vitin 1991 kur isha pak me shume se 10 vjece isha e pranishme ne ardhjen e shqiptareve qe ndaleshin ne brigjet e vendit tim te lindjes pas nje udhetimi brutal e clirues. Pas kaq vitesh terheqja ndaj kesaj toke enigmatike dhe njerezve te saj nuk ka bere gje tjeter vecse te rritet aq sa me shtyn drejt tokes shqiptare per te zbuluar se nga se po arratiseshin ne te vertete ata shqiptare ky kerkim u kthye ne nje udhetim fotografik ne zonat e thella te Shqiperise //se Veriut.
Cilat kane qene vendet qe keni vizituar kur jeni perqendruar per kete reportazh
Shkodra eshte baza ime dhe prej aty kam udhetuar neper veriun e Shqiperise ne fshatra te vegjel ne kerkim te historive interesante dhe njerezve te jashtezakonshem. Kam qene ne Lekbibaj ne zonen e Tropojes Fierze Bajram Curri Velipoje Bajze Boge Theth Shllak e ne shume vende te tjera.
A do te ktheheni ne vendin tone me nje tjeter projekt
Do te doja shume te vazhdoja me projektin Life after Zog dhe mendoj se pas cmimit qe fitova do te jem ne Shqiperi vitin qe vjen. Mezi pres te nisem