E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finiq, banorët gërmojnë mbi objektet arkeologjike (FOTO)

Share

Këto foto të bëra sot në zonën e Akropolit të Finiqit nga Auron Tare, tregojnë më së miri se në çfarë gjendje vazhdon të lëngojë trashëgimia jonë kulturore. Mu në zemër të Parkut Arkeologjik të Finiqit, e cila sipas ligjit ka një administratë prej 10 vetësh dhe ruhet me roje, fshatarët e zonës shkulin bunkerët vetëm pak metra nga tempujt antike. Po kështu, një prej tempujve antike ishte gërmuar në thellësi të madhe, me sa duket për thesare. Askush nuk e kishte vënë ujin në zjarr për këtë gërmim ilegal. Dhe ja sot, ditën me diell fshatarët vazhdojnë gërmimin, duke dëmtuar objektet arkeologjike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›