Kuvend, bie mazhoranca. Ligji për akcizën kalon me 68 vota, por pa kuorumin e nevojshëm
Votimi për ligjin për akcizat në parlament, është antikushtetues dhe një sinjal se shumica nuk i ka votat . 68 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër tregon se në votim kanë marrë pjesë 68 persona, pra 3 më pak se numri i nevojshëm për tu hapur votimi.
Për tu çelur një votim në vend duhen 71 vota. Deputetët e opozitës kanë hequr kartat nga votimi dhe nuk kanë pranuar të quhen të pranishëm në votim.
Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtuese, kuorumi për një ligj përbëhet nga deputetet që marrin pjesë në votimin e atij ligji dhe jo nga ata që nuk shprehin vullnetin. Në rastin konkret vetëm 68 deputetë kanë qenë kurimi për të votuar ligjin e akcizave.
Në arsyetimin e bërë për heqjen e mandatit për deputetin Ilir Beqja, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij nuk duhet te llogaritet ne konceptin shumice e te pranishmeve për efekt të kuorumit të votimit. Sipas Gjykatës Kushtetuese, për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet ti referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë.
Me këtë arsyetim votimi në Kuvend është nul, dhe shumica ka humbur shumicën. Ilir Meta, kryetar i LSI braktisi votimin pa bërë koment duke e lënë shumicën në mëshirë të fatit.
Prezencën e deputetit në sallë nuk e përcakton qenia fizike apo jo, por marrëdhënia juridike që krijon deputeti nëpërmjet kartës me institucionin e Kuvendit. Ne hoqëm kartat në momentin e votimit të ligjit për akcizat dhe ju e patë që projektligji për akcizat u votua me 68 deputetë. Gjë që e kthen këtë votim në një votim antikushtetues, në kundërshtim me Rregulloren dhe interpretimet e Gjykatës Kushtetuese por njëkohësisht edhe në një votim simbol për fundosjen e mazhorancës, tha deputeti i PS, Sajmir Tahiri.