E Shtunë, 31 Tetor 2026

Momentet e tensionit në Shkodër, policia ushtron presion ndaj aktivistëve kuqezi (VIDEO)

Share

Këto janë momentet kur policia ka ndërhyrë, ndërkohë që aktivistët e Aleancës KuqeZi po shpërndanin karta anëtarësie në qendër të qytetit të Shkodrës. Aleanca KuqeZi thotë se presioni i tyre është i papranueshëm, ndërkohë që ka denoncuar edhe arrestimin e dy aktivistëve.

Po shpërndanim kontratën kuqezi dhe kartat e anëtarësisë kur policia ka arrestuar disa nga aktivistët tanë. Në grupin e aktivistëve të dhunuar, pjesa më e madhe ishin femra. Policia ka arrestuar aktivistin Rigert Kapllani dhe Albert Ceci. Ne i bëjmë apel dhe thirrje policisë që të lirojë aktivistët e AK. E drejta e tubimeve është e mbrojtur me Kushtetutë. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë me fyerje dhe sharje. Aktivistët tanë nuk reaguan ndj provokimeve, bën me dije AK.

Sulmi policor ka qenë i qëllimshëm dhe në formë presioni. Aktivistët tanë janë provokuar disa herë nga strukturat shtetërore. Ne nuk do i trembemi presionit të policisë së Jozefinës. Me mijëra shkodranë janë bashkuar kundër regjimit të Jozefinës. Të shtunën do jenë me mijëra qytetarë që do dalin përkrah nesh në djepin e qytetarisë, vijon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›