E Diel, 1 Nëntor 2026

Finiq, vatër zjarri aktive në fshatrat Kostar dhe Mesopotam

Një vatër zjarri është aktivizuar në fshatrat Kostar dhe Mesopotam, në Bashkinë e Finiqit.

Për të përballuar situatën, janë angazhuar dy helikopterë që po hedhën ujë mbi vatrat e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencave civile vazhdojnë operacionet në terren për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Autoritetet lokale dhe shërbimet e emergjencës mbeten në gatishmëri të plotë.

Situata po monitorohet nga afër, ndërsa banorët e zonës këshillohen të jenë të vëmendshëm dhe të ndjekin udhëzimet e forcave të specializuara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›