E Shtunë, 31 Tetor 2026

Finlanda: Kosova, s'ka ngjashmëri me Abkhazinë e Osetinë

Ministri i Jashtëm i Finlandës dhe njëkohësisht kryesues i radhës i OSBE-së, Alexander Stubb, i ka hedhur poshtë si të paqëndrueshme krahasimet mes rastit të Kosovës dhe rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë së Jugut në Gjeorgji.

"Kosova ka qenë një rast veçantë. Atje kemi pasur një proces gati 8-vjeçar të drejtuar nga Kombet e Bashkuara. Në Kosovë kemi pasur një përpjekje të përgjithshme ndërkombëtare”, ka vlerësuar ai.

Stubb deklaroi se fakti që Kosovën e kanë njohur shumë vende, në ndryshim total nga dy rajonet separatiste.

Finlanda: Kosova, s'ka ngjashmëri me Abkhazinë e Osetinë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›