E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, qumesht kinez ne tregjet e Athines

Sasi te konsiderueshme qumeshti te prodhuar ne Kine gjenden ne supermarketet kineze te kryeqytetit grek, Athine. Sipas gazetes greke “To Ethnos”, gazetaret e saj gjeten dhe blene thuajse ne te gjitha supermarketet kineze te Athines qumesht kinez te markave te dyshuara per ndotje me melamine.

Ato jane te prodhuara ne muajin korrik te ketij viti ne provincat Seciuan dhe Hanxu. Gazetaret kontaktuan me drejtuesit se si tregtohej nje qumesht i tille, per te marre me pas pergjigjen se askush nuk i kishte paralajmeruar per rrezikun.

Te merkuren e kaluar inspektoriati i ushqimit te Greqise njoftoi konsumatoret se asnje liter qumesht i prodhuar ne Kine nuk eshte zhdoganuar ne doganat greke.

Vendimi per ndalimin e importit te prodhimeve blegtorale kineze eshte marre qe para 6 vitesh, pasi produktet blegtorale kineze konkurrojne ne cmim produktet europiane, qe subvencionohen prej Bashkimit Europian.

Kete qarkore Bashkimi Europian e rifreskoi te premten me 19 shtator. Por sipas hetimit te gazetes greke, nje pjese e ngarkeses eshte zhdoganuar te dielen.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›