Sejdiu: SHBA mbeshtet Kosoven ne rrugen e saj

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes, Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu ka riktheksuar se Kosova nuk do te ndahet.
“Kosova do te kete nje mbeshtetje te vazhdueshme ne proceset e metejshme dhe jemi shume te bindur se procesi i njohjeve te metejshme do te vazhdoje”, theksoi Sejdiu, duke shtuar se per kete ka marre inkurajim te jashtezakonshem edhe nga presidenti amerikan Xhorxh Bush.
Ne vijim te deklarates, Sejdiu shtoi se administrata amerikane e vezhgon me kujdes maturine qe Kosova ka pasur deri tani dhe do te angazhohet, ne menyre qe ceshtja e Kosoves te shihet si “sui generis”.
“Serbia eshte ajo qe ka bere krimin ne Kosove, ajo qe ka planifikuar vrasjen me paramendim te nje populli te tere, dhe kunder saj jane marre edhe nderhyrjet nderkombetare, si ai i domosdoshem i NATO-s, i vitit 1999”, theksoi Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu.