Kamenica, qyteza e bashkejeteses

Vendi ku ata me se shumti takojne njeri-tjetrin eshte tregu multietnik, i cili gjendet ne nje nga skajet e kesaj qyteze. Per tregtaret serbe nuk eshte e bezdisshme as shoqerimi i tinguvje te kenges “Gezuar Pavaresine”, perderisa ata po zhvillonin punen e tyre. E aq me pak, valevitja e flamurit kombetar mbi bustin e tre deshmoreve, i cili gjendej jo me larg se 10 metra nga tregu.
Te vetemet ankesa qe ata shprehin jane te ardhurat e uleta dhe kerkesa per nje jetese me te mire se bashku me fqinjet e tyre shqiptare. “Duam vetem te kemi te drejta si ju dhe te jemi sic kemi qene. Nuk kerkoj asgje me teper pervec se te kemi shendet. Deri tani per ne serbet ka qene shume mire, nese vazhdon keshtu, nuk kerkojme me mire”, shprehet Progica Jovic, tregtare ne tregun e Kamenices.
Ne prag te festes se Bajramit, nje banor i qytezes kishte zgjedhur te furnizohej me produkte ushqimore nga keta tregtare serbe. “Eshte mire. Deri me sot nuk kam pasur asnje problem me shqiptaret. Po ia kalojme mire me njeri-tjetrin duke u munduar te fitojme dicka per te jetuar. Deri me tani nuk ka pasur asnje ndryshim, ne po vazhdojme jeten normalisht ashtu si te gjithe ketu tek ne. Zhvilloj tregti prej shume kohesh dhe asnjehere nuk me ka ndodhur qe te has njdonje problem me shqiptaret. Gjithcka eshte ne rregull”, shprehet Aleksandar Kitanovic, tregtar serb.
Ndersa disa nga tregtaret shqiptare ne Kamenice thone se serbet lokale jo vetem qe kane te drejta te barabarta, por madje ata jane qytetare me te privilegjuar ne komunen e tyre. “Serbet ketu kane me shume te drejta se shqiptaret. Ne jemi me te diskriminuar ne krahasim me ata”, deklaron tregtari shqiptar Selman Sadiku.
Per kete bashkejetese te serbeve dhe shqiptareve me mburrje flet edhe kryetari i Kuvendit Komunal te Kamenices. Komuna e Kamenices perbehet nga 76 fshatra, 11 prej te cileve perfshihen ne procesin e decentralizimit. 6 do t'i takojne takojne komunes se Novoberdes, ndersa 5 te tjere me reformimin e pushtetit lokal do te shenderrohen ne komune.