E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi: Lufta ne Kosove nuk ka qene fetare

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti një grup klerikësh të krishterë nga vende evropiane të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë dëshmi për marrëdhëniet ndëretnike, si dhe për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në rajon.

"Lufta çlirimtare në Kosovë nuk ka qenë e motivuar fetarisht. Kultura shqiptare, në thelbin e saj, është kulturë evropiane", ka thënë kryeparlamentari Krasniqi.

Në kuadër të kësaj vizite, grupi i klerikëve evropianë vizitoi qytetin e Mitrovicës manastirin e Deçanit dhe atë të Graçanicës si dhe vendbanimet ku ka patur masakra të civilëve gjatë luftës në Kosovë si dhe u takua me udhëheqës dhe drejtues të bashkësive fetare në Kosovë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›