"Probleme ka pasur dhe më parë dhe përfundimi ka qenë një fiasko"
Po të publikohej përmbajtja e telefonatave kompromentuese para se të ndodhte tragjedia e Gërdecit a do vihej para përgjegjësisë ndonje i perlyer në meselera të tilla? Aspak: pergjime të publikuara për të tjera probleme ka pasur dhe me pare dhe perfundimi ka qene një fiasko. Në vend që i akuzuari të ngrohte qeline e burgut, e kanë bërë madje drejtor të burgjeve (rasti i ish-Drejtorit të Aviacionit Civil). Shume, shume, Berisha do të çirrej me teper në Parlament e do të pretendonte se po i perlyenin djalin e ndershem të tij (gje që po e ben dhe tani, por me gjysem zeri). Meqe ra fjala, çfarë dreqin kerkonte djali i Kryeministrit në lidhjen e një kontrate të firmave të "panjohura" për të me Ministrinë e Mbrojtjes Shqiptare? Apo malli i babait, thuaj. Po tragjedia a do të shmangej? Edhe për këtë dyshoj. Madje ato telefonata marrin kuptim vetem pasi ndodhi tragjedia. Në të kundert, në pamje të pare janë thjesht thenie që mund t'i degjosh në çdo mjedis, pasi dihet se qeveria jone dhe politikanet tane (pa dallim krahine, partie dhe ideje - perjashtime ka gjithnje) janë të afte për çdo afere korruptive, qofte dhe me çmimin e gjakut të popullit që qeverisin (në shumicën e rasteve drejt humnerës).