E Diel, 1 Nëntor 2026

Finlanda të dielën në zgjedhje

Finlandezët do t`i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri të vendit. Sondazhet më të fundit i japin një avantazh prej 3 për qind konservatorëve të Partisë "Aleanca Kombëtare", të cilët grumbullojnë 21.2 për qind të votave, kundrejt 18. 6 për qind të socialdemokratëve.

14 për qind të votave, sondazhet ia japin nacionalistëve të “Finlandezëve të Vërtetë”, një parti që ka katërfishuar rezultatin e saj prej vitit 2007.Nëse këto parashikime vërtetohen, do të jetë e djathta finlandeze që do të ngarkohet të formojë qeverinë e re.
 

Kreu i konservatorëve, Jirki Katanien, ministër aktual i Ekonomisë deklaroi se “do të jetë e vështirë që pas zgjedhjeve të formohet një qeveri koalicioni, pasi partitë kanë diferencë të madhe sa i përket krizës së borxhit ndaj BE-së”.
 

Forcimi i nacionalistëve ka pozicionuar edhe pjesën tjetër të opozitës kundër ndihmës nga Bashkimi Evropian, duke sjellë pasiguri në qëndrimin që do të mbajë karshi borxhit, i vetmi vend skandinav i përfshirë në eurozonë. Finlanda ka një popullsi prej 4.5 milionë banorësh dhe 15 zona zgjedhore. Numri i deputetëve që ka çdo zonë varet nga numri i votuesve të saj.
 

Dy zonat më të mëdha zgjedhore janë Helsinki dhe Uusima, të cilat kanë 56 nga 200 vende në parlament.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›