E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, gratë protestojnë kundër Salehit

Mijëra gra kanë manifestuar sot në Sana dhe në qytete të tjera të Jemenit kundër presidentit Ali Abdallah Saleh. Protestat janë mbajtur pasi Saleh kishte bërë thirrje për ndalimin e pjesëmarrjes së femrave në protestat popullore, veprim që sipas tij është anti-islamik.

“Protesta, protesta deri në rrëzimin e regjimit”, kanë brohoritur rreth 5 mijë gra, të gjitha me velo të zezë, në një tubim të organizuar në kryeqytetin Sana.

Manifestimi i tyre, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, ka nisur nga “Sheshi i Ndryshimit”, epiqendër e protestave kundër regjimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›