E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi, Topi pret Lohan dhe amb. spanjoll

Dy diplomatët e lartë i prezantuan Kryetarit të Shtetit shqiptar programin politik dhe diplomatik të presidencës spanjolle dhe përparësitë e saj gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Presidenti Topi edhe në këtë takim ritheksoi faktin se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian është përparësi kryesore e politikës së jashtme shqiptare. Në këtë kontekst, Presidenti shprehu angazhimin maksimal të shtetit shqiptar për përmbushjen e kushteve dhe standardeve që do të mundësojnë si liberalizimin e regjimit të vizave, ashtu edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë bisedës, personalitetet e larta diskutuan gjithashtu dhe për zhvillimet aktuale në vend, duke u përqendruar veçanërisht tek situata politike, si dhe në domosdoshmërinë e dialogut dhe bashkëpunimit politik e institucional për vazhdimin e reformave jetike për vendin tonë, ku në mënyrë të veçantë u theksua rëndësia e reformës në drejtësi.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›