E Diel, 1 Nëntor 2026

Finlandë, mbahet turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Kandidati i favorizuar për t’u zgjedhur Presidenti i ri i Finlandës është konservatori Sauli Niinistö. Përballë tij do të jetë liberali ambientalist, Pekka Haavisto.

Me temperatura nga - 30 deri në - 40 gradë Celsius, rreth dy të tretat e 4,4 milionë zgjedhësve do të votojnë sot, pasi pjesa tjetër kanë votuar më parë. Analistët thonë se pjesëmarrja në këto votime do të jetë më e ulët se herët tjera, kjo për shkak të kushteve atmosferike.

Të dhënat e para lidhur me votimet e sotme do të publikohen rreth dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit./Start/

                                                                                             2012-02-05 15:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›