E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Komisionit Europian: Toka e Kosovës e helmuar

PRISHTINË- Sipas një raporti të Komisionit Europian, toka e bukës në Kosovë është e helmuar dhe konsumimi i produkteve bujqësore të vendit, paraqet rrezik real për jetën e kosovarëve.

E përditshmja Kosovare Express ka siguruar dokumente që tregojnë se si qytetarët që ushqehen me frutat, perimet, mishin apo produktet e qumështit, rrezikohen në shkallë të lartë edhe nga vdekja. Madje konsumi i frutave, perimeve, mishit apo produkteve të qumështit, përfshirë qumështin, gjalpin e djathin me të cilat ushqehen kosovarët, mund të rezultojnë edhe me vdekje.

Këtë fakt ka konstatuar Raporti i Komisionit Europian (EULUP) - “Përkrahja e mëtejme e shfrytëzimit të tokës”.

EULUP, i cili e ka përfunduar kërkimin e tij në janar të këtij viti thekson infektimin e tokës bujqësore, mbi normat e lejuara, me metale të rënda, në veçanti krom, nikel, plumb, zink dhe arsenik. Ndërkohë koncentrimi i lartë i këtyre ndotësve thuhet se është në të gjithë Kosovën.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›