Greqia akuzon Maqedoninë për zjarret në vend
ATHINË- Greqia akuzon autoritetet maqedonase për zjarrvënie të qëllimeshme në pyjet e territorit të saj.
Sipas gazetës greke "Kiriakatiki Demikratia" (ΚυριακÜτικη Δημοκρατßα) agjentë të Shkupit me pasaporta shqiptare dogjën pyjet Ilia në vitin 2007, raporton agjencia e lajmeve INA.
Sipas shkrimit të kësaj gazete ΚυριακÜτικη Δημοκρατßα të datës së 5 shkurtit 2012, ekzistojnë dokumenta konfidenciale ku janë edhe emrat e shtatë anëtarëve të ekipit që organizuan zjarret në Ilia në gusht të vitit 2007. Ky dokument i është dorëzuar ministrit të Mbrojtjes të atëhershme Vangjeli Meimaraqis dhe zëvendës ministrit të brendshëm Panajotis Hinofotis.
Shkrimi i gazetës të së dielës jep të dhëna se më 17 nëntor 2007 forcat e armatosura greke ju shpërnda një qarkore nga ministri i mbrojtjes së atëhershme z.Vangjelis Meimaraqis.
Dhe këto zjarre të vëna nga grupi prej shtatë anëtarësh kishte për qëllim destabilizimin dhe dobësimin e Greqisë. Grupi ka pasur mbështetjen e disa zyrtarëve, biznesmenëve dhe qarqet e drogës. Nga zjarret në Ilias në gusht 2007 humbi jetën një 63- vjeçar si dhe u dogjën 269 hektarë pyje.
(el.me/INA/BalkanWeb)