Cervenkovski: Maqedonia se shpejti do ta njohe Kosoven
Presidenti i Maqedonise, Branko Cervenkovsi, deklaroi dje se Maqedonia shume shpejte do ta njohe pavaresine e Kosoves. Deklaratat e kreut maqedonas u bene gjate takimit me perfaqesuesit e Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan. Kreret e ketij keshilli, i shprehen shqetesimin pse Maqedonia ende nuk e ka njohur shtetin e ri te Kosoves, si dhe mos implementimin e plote te Marreveshjes se Ohrit. Ne kete takim kreret e KKSHA-se, i kerkuan Presidentit Branko Cervenkovski, qe Maqedonia sa me pare ta njohe pavaresine e Kosoves, akt ky sipas tyre do t'i sherbente stabilitetit te rajonit si dhe te kompletoj implementimin e Marreveshjes se Ohrit ne teresine e saj. Perpos kesaj, duke iu pergjigjur pyetjeve te se pranishmeve, presidenti i Maqedonise, u shpreh se ka qene me se i sigurt, se kur te takohej me kete keshill do t'ju komunikonte aktin e njohjes se shtetit te Kosoves nga vendi i tij, por fatkeqesisht ne momentin e fundit Qeveria e Maqedonise, nen juridiksionin e se ciles eshte edhe njohja e shteteve, doli me njoftim se do ta shtyje vendimin, per disa dite."Maqedonia, eshte ne nje vije me iniciativen Amerikane dhe Evropiane dhe mendon t'i bashkengjitet sa me pare aleances se NATO- s dhe BE, dhe mu per kete, shume shpejte do ta njohe Kosoven", deklaroi Presidentit i Maqedonise Cervenkovski, i cili kerkoi nga shqiptaret e Amerikes, qe ta mbeshtesin Maqedonine ne Uashington, ne rrugetimin e saj drejt anetaresimit ne NATO dhe ne familjen euroatlantike. Mirepo, ai serish tha se lidhur me kete ceshtje per Maqedonine me rendesi te vecante eshte ceshtja e demarkacionit te kufirit si dhe respektimi i emrit kushtetues te vendit. Nga ky takim, vlejne te permendet se vet Presidenti i Maqedonise Branko Cervenkovski, e pranoi se nuk ka raporte te mira bashkepunimi mes Qeverise se kryesuar nga Nikola Gruevski dhe Institucionit te Presidentit, te cilin ai e udheheqe. Perfaqesuesit e organizates shqiptare me te madhe dhe me ndikim me te madh ne SHBA e njoftuan presidentin per aktivitetet qe ata do t'i ndermarrin per promovimin e interesave te popullit shqiptare kudo qe jeton.
"Emri i rendesishem, do angazhohemi per zgjidhje"
Presidenti i Maqedonise, Brank Cervenkovski, theksoi se ceshtja e emrit Kushtetues te Maqedonise eshte e rendesishme per vendin dhe vendi i tij me tej angazhohet per gjetjen e zgjidhjes qe eshte ne interesin kombetare dhe shteterore. Cervenkovski tha se Maqedonia eshte e gatshme per nje zgjidhje dhe te kuptueshme e cila e ruan identitetin kombetar te Maqedonise, dhe per kete Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan shprehu mirekuptim te plote.
Pavaresia e shtetit te ri, krize Gruevski-Ahmeti
Njohja e pavaresise se Kosoves ka futur zyrtarisht ne krize marredheniet partise se kryeministrit Gruevski dhe Bashkimit Demokratik per Integrim te udhehequr nga Ali Ahmeti. Pakenaqesive te shqiptareve, Gruevski u eshte pergjigjur me kercenimin per hapjen e dosjeve ne Hage te kater deputeteve shqiptare te dyshuar per krime. Lidhur me keto raste, kryetari i BDI-se, Ali Ahmeti pas nje takimi me kryeministrin ka kerkuar nje zgjidhje politike dhe ekspertize nderkombetare.