Finlandezët votojnë për presidentin e ri

Në Finlandë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale, ndërsa tema që ka dominuar gjatë fushatës ka qenë roli i Finlandës në Evropë.
Sondazhet e fundit para zgjedhjeve nxorën në krye me 32 për qind të preferencave kandidatin e Kolicionit Kombëtar, Sauli Niinistro, mbështetës i flaktë i monedhës së përbashkët.
Pas tij, me 13 për qind të preferencave, u rrestua kandidati i gjelbër, Pekka Haavisto, një tjetër kandidat pro-evropian dhe kandidati i parë që ka deklaruar hapur prirjet homoseksuale.
Në fund, sipas raportimeve të agjencive finlandeze të lajmeve, renditet nacionalisti dhe euro-skeptiku, Timo Soini, me 6 për qind të preferencave.
Finlanda është një nga shtetet skandinave me ekonominë më të rëndësishme në Evropë, por kriza financiare ka prekur prej kohësh vendin, duke vënë në dyshim mbajtjen e euros dhe qëndrimin në BE.