E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta pro-Orbanit në Hungari

Në grindjen me Bashkimin Evropian për ndryshimet e kushtetutës, kryeministri hungarez, Victor Orban, ka marrë mbështetje.

Dhjetëra mijëra vetë treguan mbështetje ndaj tij, në një marshim nëpër Budapest. Në pankarta shkruheshin shprehje simpatie për kryeministrin.

Për këtë aksion patën bërë thirrje gazetarët që ndodhen afër partisë konservatore të djathtë në pushtet, Fidesz. Kryeministri është nën trysninë e Evropës, për shkak të disa ndryshimeve të kushtetutës.

Komisioni i BE-së hapi javën e kaluar një proces për shkeljen e pakteve të BE-së, kundër tri ligjeve që prekin pavarësinë e Bankës Qendrore, drejtësisë dhe autoriteteve për mbrojtjen e të dhënave.

BE mendon se paragrafët e ndryshuar në kushtetutë shkelin parimet demokratike të komunitetit.

Orban kishte njoftuar fillimisht se do të bënte ndryshime. Kthesa ka të bëjë me nevojat e mëdha për ndihma financiare nga BE dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pa të cilat Hungaria ndodhet para falimentimit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›