E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca fajëson talebanët për vdekjen e ushtarëve francezë

Ministri i mbrojtës i Francës tha se vrasja e katër ushtarëve francezë në Afganistan javën e kaluar ishte bërë nga një anëtar i talebanëve, i cili ishte maskuar si pjesëtar i Ushtrisë Kombëtare Afgane.

Gerard Longet shkoi në Kabul për bisedime me zyrtarët më të lartë afganë, në një kohë kur Parisi po paralajmëron se mund ta përshpejtojë tërheqjen e trupave, pas vrasjes së katër ushtarëve francezë.

Gjatë vizitës së tij, Longet pritet që ta vlerësojë nivelin e sigurisë në Afganistan, si dhe rreziqet me të cilat ballafaqohet misioni francez atje.

Raporti i tij do të jetë vendimtar nëse Franca vendosë t’i tërheqë trupat e saj nga Afganistani para vitit 2014, datë kjo e paralajmëruar paraprakisht nga Parisi për tërheqjen përfundimtare të trupave franceze nga Afganistani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›