E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fino ndermjeteson mes Rames dhe Blushit

Afrimi

Mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste ka gjase te kete vendosur pikat e para te takimit mes kreut te saj Edi Rama dhe nje prej kundershtareve me te kuotuar te tij Ben Blushi. Arsye e kesaj klime qe ka krijuar premisa te reja komunikimi eshte bere fjalimi i Edi Rames i cili ka integruar ne te edhe pjese autokritike per punen e vet. Vleresimet e Blushit per qendrimin e kryetarit socialist kane percaktuar komunikimin ne distance per vendosjen e te cilit socialiste te vjeter si deputeti Bashkim Fino kane percjelle interes. Kete fjalim e kam lexuar une nje vit me pare citohet te jete shprehur Blushi. Replika e Rames ka ruajtur kohezionin e mirekuptimit duke dhene nje sinjal pozitiv fjale te njejta zera te ndryshem eshte shprehur ai. Mund te thuhet se ky eshte vleresimi i pare ne unison qe dyshja e njohur ne PS ben pas me shume se nje viti e gjysme ndarjeje thuajse te plote ne aksionet politike. Duke i mbetur besnik profilit te Levizjes per Mendimin Ndryshe e cila eshte mjaftuar vetem me kritiken por jo me veprimin. Pa i shtuar asgje me shume ketij incidenti eshte me vend te nenvizohet se ai mund te plotesoje sfondin e ri qe krijoi mbledhja e fundit e Asamblese Kombetare e sidomos fjala e Edi Rames.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›