Ministri prezantoi botimin ku shpaloset plani rregullator i Jugut
Ministri i Transporteve Sokol Olldashi paralajmeroi dje kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Ramen se qeveria nuk do te lejoje qe ai te abuzoje me planin rregullues te Tiranes. Kete deklarate kreu i Transporteve e beri gjate ceremonise se mbajtur me rastin e botimit te planit rregullues te Jugut te vendit te cilin Olldashi premtoi se do tia dorezonte edhe kryebashkiakut te Tiranes. Do ti thosha lsquoMediaprintit qe kopjen e pare te ketij botimi luksoz dhe shume cilesor tia nisni kreut te Bashkise se Tiranes ne menyre qe te shohe se si mund te behet nje pune e mire vertete theksoi Olldashi. Ne kete kuader ministri deklaroi se ketyre parametrave te zhvillimit do tju imponohen edhe per Bashkine e Tiranes. Ne do te vendosim dhe do te perdorim te gjithe instrumentet qe ligji na jep qe edhe plani i pergjithshem rregullues i Tiranes te vije ne parametrat ku eshte ky plan qe ju sot e merrni si botim. Nuk mund te lejojme qe ta bejme Tiranen nje top futbolli me pulla te bardha dhe te zeza theksoi Olldashi duke shtuar se plani i kryeqytetit nuk mund te perdorej per nevoja klienteliste te kryetarit te saj te bashkise Edi Rames. Ne do ti japim Tiranes permes shqyrtimit te projektplanit qe eshte paraqitur tashme nje plan te pergjithshem rregullues i te gjithe ekzigjencave qe ka kryeqyteti i ketij vendi premtoi Olldashi. Sipas tij Tirana si kryeqytet i shqiptareve meriton projektin me te mire te zhvillimit. Olldashi theksoi se eshte e patolerueshme qe Tirana ne keto 10 vitet e fundit eshte zhvilluar pa asnje plan zhvillimi konkret por bazuar vetem ne interesa te momentit te kryetarit te saj. Keto deklarata erdhen gjate prezantimit te nje botimi te setit te plote te planit rregullues te bregdetit te Jugut per te cilin po punohet prej disa vitesh dhe eshte financuar nga Banka Boterore. Ky botim u prezantua dje nga ministri ne Panairin e Librit i cili prej ditesh po mbahet ne kryeqytet.